Tapeti i kuq dhe magjia e shfaqjes mbi të, para turmave të ekzaltuara të njerëzve, ka munguar në shumë vende të Evropës këtë vit. Pandemia paralizoi shumë aktivitete apo festivale, por duket se ato më të rëndësishmet në industrinë e filmit do të vijojnë.
Festivali i Filmit në Berlin do të mbahet në shkurt, ashtu siç ishte e planifikuar dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet, ndoshta jo ashtu si e kemi parë gjithnjë, por nën masa edhe më të mëdha sigurie.
Festivali do të zhvillohet në datat 11-21 shkurt dhe do të respektohen të gjitha udhëzimet shëndetësore, si: mbajta e maskave, testimi i aktorëve, producentëve, shoqëruesve të personazheve, pa përjashtuar matjen e temperaturës për secilin prej të pranishmëve.
Organizatorët po shikojnë mundësinë që eventi më i rëndësishëm i filmit, të zhvillohet me pjesëmarrës dhe duke shitur bileta, megjithatë, nuk përjashtohet as mundësia e transmetimit online të Berninales – siç njihet ndryshe kjo ngjarje e madhe, në tregun ndërkombëtar të filmit, transmeton ‘konica.al’.
Edhe për organizatorët e festivalit të Kanës, në “Palme d’Or” të Francës, mendojnë po njëlloj. Për artin, do të ishte një humbje e madhe nëse nuk do të zhvilloheshin këto ngjarje të mëdha.