Kongoli, Mulaj, Petro, Çapaliku apo Çela/Kush do ta marrë Çmimin?

romani

Në prag të ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka publikuar në rrjetet sociale të gjitha kandidaturat, të ndara në gjashtë kategori.

Janë publikuar Kandidaturat për këto çmime:

Vëllimi më i mirë poetik i vitit
Vëllimi më i mirë me tregime i vitit
Vepra më e mirë studimore letrare e vitit
Romani më i mirë i vitit
Përkthimi më i mirë i vitit
Libri më i mirë për fëmijë i vitit

Për romanin më të mirë të vitit janë kandiduar:

Fatos Kongoli (Misteri i Mjellmave),
Liridon Mulaj (Provinca),
Rita Petro (Lindur së prapthi),
Stefan Çapaliku (Një engjëll me frak),
Zija Çela (Banka e ankesave).

ObserverKult


Lexo edhe:

PANAIRI I LIBRIT 2023: NDAHEN ÇMIMET, KËTA JANË FITUESIT

Këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet për Panairin e Librit 2023 për veprat më të mira letrare.

Në edicionin e 26-të të këtij panairi, çmimet për veprat më të mira letrare ndahen si më poshtë:

Çmimi Shkrimtari më i mirë i vitit 2023 i jepet Mira Meksit, për romanin “Parisi vret”, me këtë motivacion: Për gërshetimin e erudicionit me hedonizmin, për zhytjen në zgafellet e historisë dhe të psikologjisë; për shkrirjen e fakteve me trillimin; për një këndvështrim tjetër mbi disa tabu me rrënjët në kohën e diktaturës, të cilat ende na shoqërojnë; për lëvrimin elegant të gjuhës.

Çmimi Përkthyesi më i mirë i vitit 2023 i jepet Ana Koves, për romanin “Daullja prej llamarine”, nga Gunter Grass, me këtë motivacion: Për ballafaqimin e denjë me librin kompleks të një autori sfidues; për përcjelljen në shqip të fantazisë së tij të guximshme, të tisit satirik dhe simbolikës… Për pasurimin në mënyrë cilësore të bibliotekës së shqipes me një gur miliar të letërsisë botërore.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult