Nëntori i vitit 1908 Manastirin e gjeti një vatër kulturore dhe arsimore shqiptare. Pikërisht hotel “Liria” ishte destinacioni ku takoheshin veprimtarë e personalitete shqiptare të asaj periudhe.
Sot pak kush e di se në hotelin “Liria”, që ishte i familjes së patriotit shqiptar Themistokli Gërmenji, u mbajt Kongresi i Afabetit nga 14 – 22 nëntor në “Sokakun e gjerë” në zemër të Manastirit. Vetë Gjergj Qiriazi e thotë këtë në kujtimet e tij. Me pushtimin serb pas luftërave ballkanike, hoteli i konfiskohet familjes Gërmenji nga Mbretëria serbe dhe emërtohet hotel “Evropa”.
Kështu vazhdoi deri në Luftën e parë Botërore kur erdhën bullgarët si okupatorë të Manastirit. Ata po ashtu konfiskuan hotelin nga serbët, por ia lan të njëjtin emër. Edhe gjatë luftës së Dytë Botërore ishte Hotel “Evropa”. Pas Luftës së Dytë Botërore u nacionalizua nga shteti jugosllav dhe më as pronarët s’i dihen se kush janë saktë, sepse janë bërë ndryshime të mëdha e rrënjësore pronësore të këtij objekti. Dokumentet nga periudha Osmane i ka në posedim familjarët e Gërmenjëve, por nuk dinë si ta kërkojnë, dhe pas ligjit për denacionalizim tanimë vështirë të kthejnë objektin e tyre, vetëm përmes ndonjë rruge institucionale ndërkombëtare. Sot në këtë objekt qëndrojnë konsullatat e nderit të Serbisë, Rumanisë, dhe u hap edhe zyra e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë.
Godina ku po shënohen manifestimet dhe që është shndërruar në Muzeun e Kongresit të Alfabetit atë kohë ishte një çerdhe për fëmijë, ndërsa më pas ka qenë selia e ndërmarrjes së ujit të Manastirit/Fërgim Demiri.
ObserverKult
lexo edhe: