Tirana Film Office është zyrtarisht pjesë e finalistëve të “Global Production Award”, në kategorinë Emerging Location Award (sponsorizuar nga Dallas Film Commission).
Me vende konkurrente nga e gjithë bota, ndër qindra zyra filmi nga çdo kontinent, Tirana Film Office arrin të përzgjidhet në listën e 5 më të mirëve, duke u bërë pretendente për çmimin fitues.
Ky event i përvitshëm, i cili mbahet në Festivalin e Filmit në Kanë, ka në fokus vlerësimin dhe promovimin e lokacioneve më të përshtatshme për xhirim, si dhe punën përgjatë një viti të zyrave të filmit në vendet respektive.
Në thelb të këtyre çmimeve janë iniciativat, projektet dhe punët e shkëlqyera që vendosin standardet më të larta në stabilitet dhe diversitet, duke siguruar kështu që ekonomitë lokale të përfitojnë nga prodhimet e tregut të tyre.
Tirana Film Office është pjesë e Agjencisë së Industrive Kreative në bashkinë e Tiranës.
/ ata.gov.al
ObserverKult
Lexo edhe:
“GHOST”, FILMI MË PREKËS QË ËSHTË REALIZUAR NDONJËHERË
Më 13 korrik 1990, në kinema nisi të shfaqej një film me një buxhet të vogël, por që do të shndërrohej në një sukses global, dhe do t’i bënte protagonistët e tij aktorët më të kërkuar të viteve 1990: “Ghost” (Fantazma), fitoi 2 çmime Oskar, arkëtoi 506 milionë dollarë fitime në mbarë botën, dhe shkaktoi përlotjen e shumë spektatorëve që e panë.
Lë të ngrejë dorën ai që nuk ka qarë kur ka parë për herën e parë “Ghost”, një histori dashurie shumë prekëse midis Molit (Demi Mur) dhe Semit (Patrik Sueiz), që u bë një fantazmë pasi u vra gjatë një tentative grabitjeje?
“Ghost” është një film i realizuar në vitin 1990 me regjinë e Xherri Zaker, dhe me protagonistë aktorët Patrik Sueiz, Demi Mur dhe Upi Goldberg.
Ai korri një sukses të papritur, duke fituar edhe 2 çmime Oskar. Njërin për skenarin më të mirë origjinal, dhe tjetrin për aktoren më të mirë dytësore, Upi Goldberg.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
KËTA FILMA JANË TË NDALUAR NË FRANCË, JA PSE
Marianne, Hyjnia e Lirisë, është një nga simbolet kombëtare të Francës që nënkupton lirinë, barazinë. Po ashtu vëllazërinë dhe arsyen.
Marianne është një nga simbolet më të shquara të Francës, që nga Revolucioni Francez. Thënë kjo, rrallë mund të ketë gjëra që mund të ndalohen në Francë, një shtet që njihet për ‘la liberté’. Megjithatë ka ndodhur që disa filma janë ndaluar edhe në Francë.
Culture Trip, një faqe që synon të ndihmojë udhëtarët për të organizuar një udhëtim sa më të kënaqshëm nëpër vende të ndryshme në botë, ka përpiluar një listë.
Filmi: Antichrist
Përshkrimi: Teksa një çift i martuar (Willem Dafoe, Charlotte Gainsbourg) janë duke bërë seks, djali i tyre i mitur bie nga dritarja dhe vdes. Nëna shtrohet në spital, ndërsa burri, psikiatër, përpiqet ta trajtojë.
Për ta shëruar nga frika e saj, ai e çon në një vend ku kishte kaluar verën me të birin. Por aty nisin episodet e dhunës seksuale ndaj bashkëshortit dhe vetes..
Arsyeja e ndalimit: Në vitin 2016, filmi u ndalua në Francë kur një lëvizje katolike tradicionale e njohur si Promouvoir kërkoi heqjen e tij për shkak të përshkrimeve të dhunës dhe seksit.
Arsyeja e ndalimit: Në vitin 2016, filmi u ndalua në Francë kur një lëvizje katolike tradicionale e njohur si Promouvoir. Kërkoi heqjen e tij për shkak të përshkrimeve të dhunës dhe seksit.
Filmi: Baise-Moi
Përshkrimi: Manu (Raffaela Anderson) ka jetuar një jetë të vështirë. E abuzuar dhe e përdhunuar, ajo niset për të takuar Nadine (Karen Bach). Një prostitutë e cila është përballur me shumë padrejtësi. Të zemëruar me botën, ato zgjedhin të bëjnë seks kur të duan dhe të vrasin sa herë është nevoja.
Arsyeja e ndalimit: Ka skena jashtëzakonisht të dhunshme. Ndërkohë që titulli në disa vende është përkthyer si “Më përdhuno”. Në vitin 2001, u vendos që të konsiderohej si i papërshtatshëm për njerëzit nën 18 vjeç.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult