“Konkurrova në Konservatorin Italian pa dokumenta, si klandestin”, historia e rrallë e violinistit shqiptar me famë botërore

Klaidi Sahatçi është violinist shqiptar që po korr sukses në të gjithë botën. Mirëpo, pavarësisht suksesit të madh, ai ka pasur një histori shumë të vështirë jete.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Klaidi ka treguar se si fillimisht nisi të studionte violinën që në moshë të vogël.

Më tej, pas shumë vitesh studim u largua për në Itali dhe konkuroi në Konservatorin Giussepe Verdi në Itali pa dokumenta, klandestin.

“Meqë kishim pianon në shtëpi atëherë, familja ime ka qenë dashamirëse e operas dhe besoj ishte nisur për pianon.

Por unë nuk kisha ndonjë preferencë dhe bëra provimin. Profesori Adem Beqiri më pa dhe ma tha: ‘Ti i ke duart e vogla dhe nuk i ke për pianon, kështu që më mirë të bëjmë violinën’.

Në vitin 1992, kam qenë fillimisht për një Festival me pianisten e famshme Margarita Kristidhi. Kemi shkuar në Algjeri dhe unë përfaqësoja me të Shqipërinë dhe unë isha Akademinë e Arteve në vitin e dytë.

Më pas shkova në Itali. Në fillim kam qene dhe pa dokumenta si shumë shqiptarë të tjerë, sepse ishte e vetmja rrugë për të hyrë në Konservatorin Giussepe Verdi.

Më kujtohet, ambasada italiane plot me njerëz që në qoftëse nuk kishe njohje, nuk shkoje.

Pasaporta ime ka qene violina dhe mora pjesë në një konkurs me të gjithë të tjerët për në Konservator, edhe pse isha klandestin.

Më kanë dhënë leje qëndrimi pasi që kam fituar konkursin. Pasi kam shkuar në shkollë”, u shpreh violinisti./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

NGA KONCERTET E SPANJËS NË BIENALEN E DURRËSIT, VIOLINISTI FLORIAN VLASHI

Nga Gëzim KABASHI

Violinisti Florian Vlashi ka përfunduar stinën koncertore të këtij sezoni në Spanjë. Ndërsa po përgatitet të fillojë edicionin e radhës së Bienales muzikore, që ai organizon çdo dy vjet në Durrës.

Artisti shqiptar tregon disa nga të veçantat e veprimtarisë që ka nisur në vitin 2003 në qytetin e tij të lindjes. Ai ka nënvizuar mungesën e madhe të këtij viti, atë të babait të tij.

Floriani është “bir arti”, djali i dytë i Gjergj Vlashit, një nga personalitetet e rëndësishëm të regjisurës. Po ashtu përkthimit dhe letërsisë  në Shqipëri.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult