Kuvendi i Shqipërisë dhe Instituti Demokratik Amerikan (NDI) ftojnë arkitektë, studio arkitekturore, profesionistë të rinj dhe fakultetet e arkitekturës të bëhen pjesë e thirrjes për ide projektimi për ngritjen e Qendrës së Vizitorëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Iniciativa është pjesë e projektit “Mbështetje për parlamentin dhe edukimin qytetar në Shqipëri”, i cili zbatohet nga NDI dhe Prezenca e OSBE-së, me mbështetjen e qeverisë zvicerane.
Kuvendi informoi se afati për shprehjen e interesit është data 29 maj 2020/atsh