Konomi: Në vitet e ’90-ta nuk e dinim se në Kosovë kishte shqiptarë

arian konomi

Analisti Arjan Konomi i ftuar në një emision në një televizion kosovar ka thënë se gjatë komunizmit ka pasur propagandë kundër Kosovës.

“Unë jam Vlonjat.

Ne në Vlorë nuk e dinim që në Kosovë kishte shqiptarë.

Mendonim se ishin jugosllavë që flisnin shqip.

Absolutisht nuk e dinte njeri [në Vlorë] se në Tetovë ka shqiptarë.

Në vitin 1998-99 iu tregoja miqve të mi për shqiptarët e Maqedonisë e Veriut. Iu thosha se janë shqiptarë si ne, nuk e besonin. Nuk e kishin këtë ide”.

Konomi tutje vazhdon:

“Unë personalisht kur kam ardhur si student në Tiranë nga Vlora, si 18-vjeçar, pata parë fshehurazi një film në televizionin e Prishtinës (RTP) dhe ai ishte me titra shqip.

Pyesja si ka mundësi që këta e bëjnë film me titra shqip.

Nuk e dija që janë shqiptarë”..

Konomi ka thënë se njëjtë i kishte ndodhur edhe me një roman që vinte nga Kosova.

“Tani duket absurde kjo që po e them, por në Shqipëri kanë qenë njerëzit shumë të pakët që e dinin se në Kosovë kishte shqiptarë”, deklaroi tutje Konomi.

ObserverKult

——————————–

Lexo edhe:

“NJË HERË KE DORËN E MAJTË NË ALLÇI NJË HERË KE DORËN E DJATHTË”-…

Opinionisti Arjan Konomi ka bërë një sqarim për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale që kanë dyshime në lidhje me aksidentin e rëndë që ai pësoi në Jordani.

konomi

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Konomi shprehet se ka marrë shumë pyetje nga ndjekësit e tij, të cilët shprehen se si është e mundur që në video ai shfaqet një herë me dorën e majtë në allçi dhe një herë me dorën e djathë. Opinionisti i revoltuar nga këto pyetje ka sqaruar një herë e mirë se si qëndron e vërteta.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult