“Zbritja në ferr”, ngjallja e Evës dhe Adamit

ikona

Vepër e piktorit shqiptar të mesjetës, “Zbritja në ferr” dekoronte ikonostasin e kishës “Burimi Jetëdhënës” dhe bën pjesë në ciklin e dodekaorton.

Kjo ikonë ruhet në fondin e Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë. Aty paraqitet Krishti, i cili, zbret triumfues në ferr. Krishti është në qendër të kompozimit dhe shkel mbi portat e ferrit, që i ka shpërthyer.

Ai ngre nga vdekja Adamin dhe Evën, të cilët, paraqiten në një sargofag antik. Në dorën e majtë, mban një skeptër. Nga kryqi i fitores nga ana e pasme, duket një copë e kuqe. Mbrapa Krishtit në lavdi, shfaqet ushtria e engjëjve duke mbajtur shigjeta.

Në anën e majtë të Krishtit, paraqitet Johan Pagëzori, i cili, bën një përkulje gjithë nderim dhe pas tij, paraqiten profetë, mbretër, si dhe grupi i të drejtëve.

Poshtë dyerve të thyera në ferr është pikturuar Satanai, zjarri dhe zinxhirët, me të cilët ishin lidhur dy sarkofagët.

Në pjesën e sipërme të ikonës, janë paraqitur shkëmbinj në një reliev tepër të thyer, që përbëjnë mjedisin ku zhvillohet skena. Në ikonën punuar prej ti, mjeshtri Konstandin nga Korça, shkruan vetëm vitin kur e ka pikturuar subjektin: 1770.

ObserverKult

lexo edhe:

Të frikësuar “deri në palcë”- futen për herë të parë në “Pusin e Ferrit”

Ekspedita e parë brenda Pusit të Barhout, ose Ferrit nuk zbuloi praninë e xhindeve, apo demonëve të tjerë në Jemen.

Jo pa frikë një ekip speleologësh të Omanit ka kryer atë që besohet të jetë zbritja e parë e kontrolluar në fund të Pusit legjendar Barhout (ose Pusi i Ferrit), në Jemen, një mrekulli natyrore e shmangur nga vendasit, të cilët besojnë se është një burg për xhindet.

Pusi i majtë i Ferrit, hapja rrethore e të cilit ka një diametër prej rreth 30 metrash, ndodhet në shkretëtirën e krahinës lindore të Al-Mahra, në Jemen.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult