Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë ka çelur në murin e saj rrethues ekspozitën me titull “Kontributi i Personaliteteve nga SHBA dhe Britania e Madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët”.
Një ekspozitë mes një gamë të ndryshme materialesh dhe fotosh, ku mund përmendet raporti i majorit britanik M.F. Eden për Shqipërinë me titull “Në thellësinë e shekujve të Shqipërisë”, transmeton “ATSH”.
Pjesë e kësaj ekspozite është edhe letra e M.F. Eden dërguar Mit’hat Frashërit ku shpreh shqetësimin për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga vendet fqinje, vendimet e mbledhjes së përbashkët mes komandës së forcave aleate në Bari dhe përfaqësuesve të shtabit të përgjithshëm për vazhdimin e luftës ndaj okupatorit gjerman.
Po ashtu pjesë e ekspozitës janë edhe mjaft materiale të tjera interesante për të apasionuarit pas historisë dhe arkivave.