Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit është drejt përfundimit të edicionit të tij të parë dhe interesi për ta ndjekur atë online ka kaluar përtej pritshmërisë që ka pasur.
Shfaqja e radhës që ka qenë pjesë e këtij kompeticioni që është shfaqurka qenë ajo me titullin “Kopshti i Vishnjave”, një dramë nga autori i madh Rus A.P.Çehov. Kjo shfaqje është vënë në skenë nga trupa e teatrit “Andon Zako Çajupi” e qytetit të Korçës.
Drama dhe shfaqja ka të bëjë me gjendjen tragjike të familjes së një fisnikeje ruse, konteshën Ljubov Andrejevna Ranjevska e cila kthehet nga Parisi në një pronë të familjes në provincën Ruse, pas falimentimit, zhgënjimit dhe fundosjes ne dashuri. Ajo mbetet e paaftë për të shpëtuar pasurinë e tyre dhe kopshtin e qershive, për te cilin ata janë kaq krenarë.
Ky është fillimi i një prej dramave më të famshme dhe më të luajtura të Anton Pavlovich Chekhov. Prona e familjes së Ljubova Andrejevnës do të dalë në ankand së shpejti. Ajo dëgjon mundësitë dhe këshillat e Llopahinit. Një biznesmen në rritje, për të shpëtuar kopshtin e saj duke e dhënë me qira për pushuesit. Por Ljuba nuk do të jetë dakord me këtë. Askush nga familja nuk ka para ose një biznes për të mirëmbajtur pronën e tyre. Ata nuk lëvizin dhe vazhdojnë të shpenzojnë. Personazhet kryesorë mbetën të shurdhër ndaj lajmëtarëve të kohës dhe të paaftë për t’u përshtatur me kërkesat e reja të saj.
Shfaqja është vënë në skenë me regji të Dino Mustafic, skenografia nga Dragutin Broz, muzika nga Endri Sina. Koreografia nga Gjergj Prevazi dhe kostumografia nga Katerina Zoto. Në rolet kryesore kanë interpretuar aktorët e mirënjohur Ema Andrea, Gert Ferra, Sotiraq Bratko, Paola Kodra. Lola Meta, Kristian Koroveshi, Zamira Kita, Guri Koço, Blerta Belliu, Silvio Goskova. Jozef Shiroka, Ligoraq Riza dhe Franc Bregu./ATSH
LEXO EDHE: “NË SHTËPI NË ORËN 7”, SHFAQJA E RADHËS NË FESTIVALIN MBARËKOMBËTAR TË TEATRIT