Korçës i dhuroi gjithë ç’pati, e lanë pa varr…

Ai ishte një nga filantropët më të mëdhenj që ka nxjerrë kombi ynë, shembull për t’u frymëzuar.

Në Korçë, familja Turtulli njihet si një prej familjeve më të njohura tregtare. Thoma Turtulli dhe kompania e tij, zhvillonte tregti me Durrësin, Shkodrën, Tiranën, por edhe me Selanikun, Manastirin e Stambollin.

Shumë shpejt, ai iu përkushtua punëve të mëdha filantropike, për ta bërë Korçën, shembull të një qyteti evropian.

Kështu në qytetin e Korçës, më 25 dhjetor 1927, çeli dyert kinemaja “Majestic”. Kjo kinema e bukur u ngrit nga Kompania Anonime Shqiptare “Cinemato”, e krijuar prej Thoma Turtullit.

Kush ishte dhe si kujtohet nga korçarët, Thoma Turtulli

Ishte bamirësi që i dhuroi Korçës bibliotekën, kinemanë, liceun, spitalin, jetimoren. Ishte njeriu që shpëtoi nga vdekja e sigurt me dhjetëra njerëz, por nuk shpëtoi dot veten prej saj. Ishte ai që përgatiti pajën e shumë familjeve të vobekta korçare dhe fitoi dashurinë dhe simpatinë e mijëra zemrave. Por sistemi i kuq monstruoz , u soll egërsisht me familjen Turtulli. Kur varrezat e Korçës u zhvendosën nga kisha e Shën Mërisë, u prish në mënyrë barbare varri monumental i kësaj familjeje të shquar dhe eshtrat e filantropit te madh, nuk dihet ku përfunduan. Urrejtja patologjike e Enver Hoxhës ndaj kësaj familjeje bëri që Thoma Turtulli të mos ketë sot as varr.

Thoma Turtulli ishte me origjinë nga Vithkuqi, dikur një qytet i madh, me shumë lagje, kisha dhe shkolla, që rivalizonte për nga përparimi vetë Voskopojën. Por, njëlloj si Voskopoja edhe Vithkuqi u dogj e u grabit tri herë. Zjarrvënësit ishin po të njëjtët.

Familja Turtulli vendoset në Korçë e bëhet një prej familjeve më të njohura tregtare. Thoma Turtulli dhe kompania e tij, zhvillonte tregti me Durrësin, Shkodrën, Tiranën, por edhe me Selanikun, Manastirin e Stambollin.

Shumë shpejt, ai iu përkushtua punëve të mëdha filantropike, për ta bërë Korçën, shembull të një qyteti evropian.

Kështu, në qytetin e Korçës, më 25 dhjetor 1927, çeli dyert kinemaja “Majestic”, një “La Scala” e vogël në zemër të qytetit. Kjo kinema e bukur u ngrit nga Kompania Anonime Shqiptare “Cinemato” , e krijuar prej Thoma Turtullit e miqve të tij.

Ai i dhuroi qytetit arsimdashës të Korçës, bibliotekën, duke parë etjen e madhe për dije të korçarëve. Në qytet e rrethina, gjendeshin shumë libra nga bibliotekat e dikurshme të Voskopojës, Vithkuqit e vetë Korçës, si edhe të sjellë dhe nga shoqëria “Vatra” e SHBA-së. Kështu biblioteka e bukur e Korçës, që u përurua më 1930, numëronte rreth 30, 000 tituj.

Ndërs më 1934 u mundësua përurimi i spitalit të qytetit.

Pas përfundimit të punimeve, bashkëshortja e Thoma Turtullit, Athinaja, i dhuroi shtetit 40,000 franga ari për ndërtimin e shkollës industriale. Mbreti Zog e dekoroi zonjën Athina Turtulli, me “Urdhrin e Skënderbeut”.

Thuhet në Korçë, se Thoma Turtulli i ndiqte vetë punimet për ndërtimin e spitalit dhe atje u sëmur nga bronkopneumonia. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mbretit Zog, që solli enkas nga Selaniku, mjekët më të mirë, ai nuk mundi të shpëtonte.

ObserverKult

LEXO EDHE:

Eduard Llesh Marashi, njeriu me dy këmbë të prera që sfidoi regjimin komunist