Koreografi me famë botërore, Angjelin Preljocaj pranohet zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës

Një lajm fantastik vjen nga Franca, ku koreografi dhe artisti francez i njohur ndërkombëtarisht, me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, pranohet zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada shqiptare në Francë.

“Sot është një ditë e jashtëzakonshme për botërisht të famshmin koreograf dhe artist francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, i cili pranohet zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës. Ky është gjithashtu një moment i madh krenarie edhe për Shqipërinë dhe për kulturën shqiptare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

ObserverKult


Lexo edhe: