Me 6, 7 dhe 8 Maj, kori dhe Orkestra e fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” udhëtuan për Shqipëri për të prezentuar punën e tyre të mrekullueshme. Nxënësit jo vetëm të përgatitur në interpretim, por edhe me një paraqitje e sjellje profesionale në skenë, shkëlqyen dhe përfaqësuan dinjitetshëm Kosovën, orkestrën, shkollat ku vijojnë mësimet dhe mësimdhënësit e tyre.
Është e vërtetë që turnetë koncertale nuk jane fare të lehta. Salla, akustika, ambiente dhe vendosje të ndryshme bëjnë që jo gjithcka të shkoj ashtu siç është paramenduar, e sidomos kur bie puna të prezantohesh me nxënës të moshave të ndryshme e kaq të reja. Por, e bukura është që kori dhe Orkestra e fëmijëve “Amadeus” nga Prishtina, jo që nuk pati fare problem, por shkëlqyen dhe mrekulluan publikun me secilën vepër që interpretuan.
Një pritje mahnitëse gjithashtu në qytetin e bukur të Durrësit, ku Liceu artistik Jan Kukuzeli Durres dhe drejtori Dashamir Mehmeti organizoi pritje të mrekullueshme për korin dhe orkestrën. Z. Mehmeti organizoi një vizitë të ambienteve të shkollës “Jan Kukuzeli” për themeluesen e shkollës Amadeus Znj. Valbona Pula Petrovci, dirigjentin e Orkestrës Amadeus Z. Vehbi Shosholli dhe drejtoreshën e Orkestrës Hana Petrovci Fetahu. Në takim me drejtoreshën e Orkestrës Znj. Hana Petrovci u bisedua për bashkëpunime të radhës në mes institucioneve në Prishtinë dhe Durrës.
Ky koncert mbresëlënës, u përkrah nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë dhe Ministria e Arsimit, ndërsa pjesë e audiencës ishte edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Durmishi.
“Për gjithë këtë punë është më shumë se meritor dirigjenti Vehbi Shosholli për punën plot përkushtim, durim dhe energji.
Udhëtimi në Shqipëri do të ishte i pamundur pa përkrahjen e pakusht të stafit të përkushtuar të Shkollës së Shkolla e Muzikës “Amadeus” Music School: Vanesa Petrovci, Vilma Kasabaqi, Arta Rexhepi, Saranda Vllasaliu Shosholli, Valbona Dragusha Miftari, Hazbije Osmani dhe mësueses e njëkohësisht prind vullnetar për të na mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit Znj. Zana Pozhegu. Kujdesi maksimal për fëmijët gjatë qëndrimit 3 ditor në Shqipëri ka bërë që edhe koncertet dhe gjithë përvoja të jetë me qetë dhe e organizuar.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e bërë nga shkolla.
ObserverKult