Kori i Filarmonisë së Kosovës fillon përgatitjet, ja kur e mban koncertin e ri

Kori i Filarmonisë së Kosovës ka filluar përgatitjet për sezonin 2024-2025. Nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla, kori ka nisur punën për një prezantim të përbashkët me Orkestrën Shtetërore të Selanikut dhe Korin e Përzier të Selanikut, të drejtuar nga dirigjentja Mary Konstantinidou.

Ky koncert do të mbahet në Sallën e Koncerteve të Selanikut “Megaron” më 27 shtator 2024 dhe pjesa qendrore e programit është oratoriumi “Krijimi” nga Joseph Haydn. Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti i mirënjohur grek Kornilios Michailidis me pjesëmarrjen e solistëve Siranous Tsalikian (soprano), Electra Manousi (mezosoprano), Mihail Mihaylov (tenor) dhe Tassos Apostolou (bas)./express

ObserverKult


Lexo edhe:

MINISTRI HAJRULLA ÇEKU FALËNDERON BAKI JASHARIN, U.D I DREJTORIT TË FILARMONISË EMËROHET DARDAN SELIMAJ