Kori i Filarmonisë së Kosovës me tri paraqitje në Itali

Kori i Filarmonisë së Kosovës, me datë 27 mars duke filluar nga ora 20:30 nën drejtimin e Rafet Rudit, do të prezantohet me koncert në Sallën Akademike të Conservatorio Santa Cecilia (Via dei Greci 18, 00187) në Romë.

Me pjesëmarrjen e veçantë të violinistes Sihana Badivuku, Kori do të interpretojë vepra nga Kukuzeli, Lapazaya, Monteverdi, Kaçinari, Rudi, Mengjiqi, Jashari dhe Naçi.

Kështu ka bërë me dije Filarmonia e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetet sociale, derisa më tej është bërë me dije se të interesuarit për rezervime të biletave mund të shkruajnë në ‘[email protected]’ .

Me ftesë të Roma Tre Orchestra dhe në bashkëpunim me Società dei Concerti Primo Riccitelli, Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet me dy koncerte të tjera në programin “Intorno al Requiem”, nën drejtimin e mjeshtrit italian Sieva Borzak dhe me pjesëmarrjen e një kasti solistësh ndërkombëtar.

Koncerti i parë do të mbahet me datë 24 mars duke filluar nga ora 17:00 në Teatrin Palladium në Romë, ndërsa koncerti tjetër me 25 mars duke filluar nga ora 20:30 në sallën e madhe të Universitetit  ‘Teramo’.

Kjo paraqitje shënon rikthimin e Korit të Filarmonisë së Kosovës në Romë pas 8 vjetësh, kur Kori qe prezantuar në kuadër të koncertit të organizuar në vigjilje të Shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan.

ObserverKult


rrno buzët e tua poezi nga ndriçim ademaj

Lexo edhe:

NDRIÇIM ADEMAJ: ÇOBANISHTE

A asht’ ujku aty?

po du me kullotë n’livadhet e tua,
n’krojet e tua me e mbytë etjen,
n’klithmat e tua prej virgjëreshe
me u harlisë për një natë…

Ti çobanesha jeme ma nuk je
as unë delja jote e zezë, jo
po një ditë
kam me t’i mbledhë fijet e flokëve si konop,
e me e varë vetminë
që po na ha të dyve…

Ia nisi me t’vizatu keq
(e ti s’mundesh me u vizatu keq)
veç mos me m’ngjallë mendime t’ndalume
që po ma shtrydhin natën

POezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult