Kori i Filarmonisë rikthehet me koncert premierë

Foto ilustrim

Kori i Filarmonisë së Kosovës rikthehet me një koncert premierë nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla.

Me një repertor të shtrirë nga baroku deri tek muzika bashkëkohore, duke përfshirë vepra nga J. M. Bach, J. Brahms, R. Harbor, F. Ticheli, E. Whitacre, M. Ostrzyga, J. Runestad, H. Syla dhe L. Biggs.

Në shënim të 65-vjetorit të vdekjes së kompozitorit Halit Kasapolli, do të interpretohet “Bash n’zeman…”.

Koncerti mbahet më 16 maj, nga ora 20:00 në Kishën Shën Ndou në Prishtinë.

ObserverKult


Lexo edhe:

HAPET KONKURSI PËR ÇMIMET VJETORE NË FUSHËN E KINEMATOGRAFISË NGA MKRS