Kori “Siparantum” nga Peja do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze “Grand Prix of Nations” në kategorinë “Koret e të rriturve” gjatë Lojërave të 5-ta të Korit Evropian dhe Grand Prix të Kombeve në Norrköping të Suedisë.
“Kori ynë është më i përgatitur se kurrë për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme korale. Edhe një herë pas vitit 2019 Lojërat e Korit Evropian dhe Çmimi i Madh i Kombeve, shpesh të referuara si versioni kontinental i Lojërave Botërore të Korit – Lojërat Olimpike të Muzikës Korale, do të ndodhë në Suedinë e bukur”, ka shkruar dirigjenti Memli Kelmendi, njëherit edhe drejtues i korit.
Kori “Siparantum” ka arritur që të përfaqësojë Kosovën në shumë gara korale nëpër botë.
ObserverKult
Lexo edhe:
KORI SIPARANTUM SJELL DY MEDALJA TË ARTA NGA KOREJA E JUGUT
Kori Siparantum, më i njohur në skenën e muzikës korale në vend, e ka përfaqësuar Kosovën në ngjarjen më të madhe të koreve në botë, World Choir Games 2023. Gara u mbajt në qytetin e Gangneung në Korenë e Jugut…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult
KORI SIPARANTUM NGA KOSOVA NË “WORLD CHOIR GAMES”
Zyrtarisht, për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, kori Siparantum Choir i qytetit të Pejës selektohet zyrtarisht në World Choir Games.
“Është hera e parë që Kosova paraqitet në World Choir Games. Kësaj radhe përfaqësohet me korin Siparantum. E gjithë kjo është rrjedhojë e punës sonë intensive vetëm për një qëllim, të ngritjes së kulturës korale në vendin tonë. Këtë tani ne po e gëzojmë së bashku”, u shpreh Fatmir Bajraktari, kryetar i korit.
20 vjet pas themelimit të Lojërave Botërore të Korit në Austri (2000), bota korale do të festojë edhe një herë garën më të madhe ndërkombëtare në zemër të Evropës. Antwerp dhe Ghent janë nikoqirët e Lojërave Botërore të Koreve World Choir Games 2020. Ata premtojnë ambiente të klasit të lartë. Aktualisht janë 542 kore me mijëra pjesëmarrës nga mbarë bota.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult
lexo edhe:
SUETON ZHUGRI: DUKE TË PARË
Poezi nga Sueton Zhugri
Duke të parë në sy,
nganjëherë shoh yje që bien
ndonjëherë çarçaf yjesh ta mbulon shikimin
dhe herë të tjera e gjithë Udha e Qumështit
vertikalisht si në sy macesh
më thith brenda teje.
Këtu unë jam në kënd habije prej bufi.
E vështroj prenë time, ose ndoshta është ajo
që sheh nga preja e saj.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult