Kantautori i njohur Kujtim Prodani ka humbur betejën me koronavirusin. Prodani ndodhej prej ditësh i shtruar në spitalin Covid2 në Tiranë.
Vetë ai, pak ditë më parë shkruante se Covid i ka marrë shumë miq dhe të afërm në këtë vit që po lëmë pas. “Sa miq e sa te aferm na more: o flamë e keqe! (Klinika “SHEFQET NDROQI”)”, shkruan Prodani.
Prodani u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese që të kenë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij./urbannews.al