Koronavirusi i ka marrë jetën aktorit të teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili.
Prej disa ditësh, 69-vjeçari ishte në luftë me virusin ndërsa trajtohej në spitalin e Infektivit. Ditët e fundit, gjendja e tij shëndetësore është rënduar, ndërsa mëngjesin e sotëm ka humbur betejën me virusin e rëndë.
Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar me disa çmime./Dritare.net