Kortezhi i këngëtares së mirënjohur, Nexhmije Pagarushës, është nisur nga Teatri Kombëtar i Kosovës duke ka kaluar nëpër sheshet kryesore të Prishtinës.
Kortezhi ka përfunduar tek sheshi “Zahir Pajaziti”. Aty janë pjesëmarrës mijëra qytetarë gjithashtu edhe Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.
Pranë arkivolit të 86 vjeçares kanë qëndruar performues nga ansambli “Shota”.
Ndërsa, kortezhi i këngëtarës së madhe shqiptare është nisur për në fshatin e saj të lindjes, Pagarushë, ku do të bëhet edhe varrimi i saj në orën 14:30./rtk