Kosova renditet e dyta në “International Folk Festival Tirana”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në “Facebook” ka bërë të ditur se Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Qyteti i Obiliqit” ka zënë vendin e dytë në “International Folk Festival Tirana” (IFFT), një ngjarje tre ditëshe, në të cilën kanë marrë pjesë 9 shtete me ansamblet përfaqësuese.

IFFT është një festival që është i pranuar në FIDAF (Federata Ndërkombëtare e Vallëzimit dhe Folklorit), pjesë e të cilit Kosova është anëtare që prej vitit 2014, ndërsa Shqipëria është anëtarësuar në vitin 2019.

Tutje MKRS ka njoftuar se Kosova është përfaqësuar nga AKV “Qyteti i Obiliqit”, që është përzgjedhur sipas rregullave të FIDAF-it, ansambël i cili u themelua në fund të vitit 2019 dhe është institucion kulturor që funksionon nën ombrellën e Departamentit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Obiliqit, transmeton ‘cbc.al’.

“Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ndër personalitetet e shumta, nga Kosova morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi” thuhet në postimin e MKRS-së.

Ndërkaq, ndër vendet pjesëmarrëse, me të cilat Kosova ishte në garë, ishin Meksika, Polonia, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria.

Ndryshe, vendin e parë e ka zënë Ansambli i Sofias së Bullgarisë, sipas vlerësimit të jurisë profesionale me përfaqësues nga Turqia, Bullgaria, Kosova, Maqedonia, Greqia dhe Shqipëria.

LEXO EDHE: Kosova merr pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia- “Vera andrron detin” jepet premierë dhe garon për disa çmime

May be an image of 3 people and people standing
May be an image of 12 people, people standing and outdoors