Kosova sot në zi në nderim të viktimave nga tërmeti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë.

Zyra për komunikim me publikën pranë presidencës përmesnjë komunikatë për media ka njoftuar se ntë mërkurën do të jetë ditë zie në Kosovë. 

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi. Gjithashtu presidenti Meta ka anullur pritjen per festat ne 28 nentor ndersa levizja Vetevendosja ka anullura marshimin e saj te paralajmeruar po kete date.

Qeveria në detyrë e Kosovës, dje mori vendim që 500 mijë euro të ndahen nga buxheti i shtetit si ndihmesë për shtetin shqiptar./ ObserverKult