Kostandin Kristoforidhi, kush ishte “babai” i gjuhës shqipe që shkroi në dy dialekte

Nga Fiorela Katroshi

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë është duke kryer punime të mirëmbajtjes për restaurimin e Shtëpisë Muze të Kostandin Kristoforidhit, në lagjen “Kala”, Elbasan.

Kjo ndërhyrje do të eliminojë rrezikun që i kanoset këtij objekti si dhe do të sjellë vënien në funksion të tij.

Çatia shfaqte problematika në konstruksion si dhe ishte vënë re prania e lagështisë në ambientet e brendshme të objektit.

Në këtë fazë të ndërhyrjes nga ekipi i mirëmbajtjes së DRTK Korçë është realizuar ndërhyrja në të gjithë sipërfaqen e çatisë. Gjithashtu përfundoi restaurimi i dyshemesë së dëmtuar prej dërrase dhe pastrimi nga vegjetacioni i territorit.

DRTK Korçë bën me dije se vijon puna për trajtimin e materialit drusor me antimol dhe vaj lini, restaurimin e portës së jashtme hyrëse në oborr dhe përforcimin e shkallëve të objektit. Kostandin Kristoforidhi u lind në Elbasan më 1827.

Familja e tij përmendet për herë të parë më 1723. Kur ishte 14 vjeç, mbaroi mësimet e shkollës qytetëse greqishte të qytetit dhe i ati e dërgoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës.

Në Janinë u njoh me zv.konsullin austro-hungarez Hahn (me shërbim 1847-1850), i cili merrej me studimin e gjuhës shqipe dhe i mësoi shqipen për të studiuar “Dhiatën” e përkthyer nga Vangjel Meksi dhe Grigor Gjirokastritit.

Ndihmoi po ashtu për studimet shqiptare të konsullit. Vitet që vijuan e gjetën mësues në shkollat greke në Tiranë më 1852, Elbasan e Berat.

Më 1853 i vdesin prindërit, detyrohet të shesë gjithçka dhe u vendos në Durrës ku punoi te nuni i tij Mimi Xhufka.

Udhëtoi mbarë Shqipërinë për tregti dhe në fillimin e 1857 e gjejmë në Izmir, ku me gjasë u takua për herë të parë me misionarët protestantë amerikanë, ku u rekrutua nga filologu dr. Rigzi.

Shoqëria Biblike porsa po interesohej për Shqipërinë dhe ishte në kërkim të një përkthyesi.

E fitoi këtë vend pune dhe më pas u regjistrua, ndërsa nga 1 marsi ndoqi për katër muaj kurse në “Robert College” në lagjen “Babek” të Stambollit.

Studimet

Kristoforidhit iu ofrua që të vijonte studimet në kolegjin e Shoqërisë Biblike në Maltë (fund korriku 1857-1860), ku përfundoi përkthimin e “Dhiatës së Re” në të dy dialektet e shqipes.

Dorëshkrimet e tij u dërguan në Londër më 15 mars 1860, por nga Londra nuk erdhi ndonjë përgjigje inkurajuese.

U vendos në Tunis ku u martua dhe dha mësim në një shkollë greke nga 1861 deri më 1865. Në fund të majit 1865 u kthye në Stamboll me përkthimin e kryer të Dhiatës së Re në gegnishte.

Me Eleninë pati shtatë fëmijë Anastasin, Poliksenin, Anastasian, Kleopatrën, Aleksandrin, Stefanin dhe Filipin.

Aleksandër Tomson i Shoqërisë Biblike përmes një njohjeje me një riosh shkodran të shkolluar, Nikollë Serreqin, i cili me të shkuar në Stamboll e ndihmoi Kristoforidhin me redaktimin dhe sugjeron alfabetin latin me të cilin qe shkruar gegërishtja në Shkodër si traditë e autorëve të vjetër.

Në nëntor të 1869 u zgjodh anëtar i Komisionit për Alfabetin e Shqipes. Qëndroi në Stamboll deri nga marsi i 1870, ku ishte i angazhuar me përkthime dhe botimin e tyre.

Më 1870 kreu një udhëtim të gjatë rreth e përqark Shqipërisë dhe vitet në vijim i çoi mes Stambollit, Shqipërisë dhe Tunizit, ku jetonte familja e tij.

Prej vitit 1874 deri më 1878 pati një ftohje në marrëdhëniet mes tij dhe Shoqërisë Biblike. Kjo pasi dyshohej që nuk besonte sipas qasjes protestante nga një keqkuptim që kishte pasur në Maltë.

Humbi punën dhe jetoi në mjerim sa në Shqipëri, sa në Tuniz. Me ndikimin e Alexander Thomson të degës së Stambollit u bë e mundur që të vazhdonte punën me Shoqërinë Biblike duke përkthyer e botuar, kështu që u zhvendos me këtë shkak në Stamboll familjarisht.

Në kryeqytetin osman mbante kontakte me figurat kulturore shqiptare, qe mik i Jani Vretos. U përpoq të ishte politikisht aktiv dhe me njohjet e tij në Shoqërinë Biblike t’u jepte zë kërkesave shqiptare për autonomi.

Më 1884 u kthye në Shqipëri dhe i ndërpreu marrëdhëniet me Shoqërinë Biblike njëherë e përgjithmonë.

U përpoq të hapte një shkollë shqipe në Tiranë, por qe e pamundur duke qenë se autoritetet osmane nuk e lejonin këtë gjë prej ndodhive të pas-Lidhjes së Prizrenit.

Më 1888 u kthye në Elbasan ku punoi si gjyqtar, punë të cilën e ushtroi deri kur ndërroi jetë, më 1895 te shtëpia e Taq Budës.

U varros mbrapa absidës kryesore të kishën Shën Mërisë.

Vepra

Kostandin Kristoforidhi është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të Lëvizjes Kombëtare të shek. XIX.

Ai luajti rolin më të rëndësishëm gjatë asaj periudhe atë të lëvrimit të gjuhës shqipe.

Bëri një punë të madhe për mbledhjen e leksikut, për pastrimin e gjuhës shqipe nga fjalët e huaja të panevojshme dhe pasurimin me fjalë të reja të bazuara në dialektet e shqipes.

Vepra themelore e Kristoforidhit, fryt i një pune njëzetvjeçare, është Fjalori i Gjuhës Shqipe me 11.675 leksema i përpiluar në toskërishte me alfabet të mbështetur në shkronja greke. Është botuar më 1904 në Athinë, botuar në Tiranë më 1961.

Në të janë përjashtuar shumica e huazimeve, veçanërisht orientalizmat dhe greqizmat dhe bëhen përpjekje për të shpjeguar etimologjinë e fjalëve.

Kristoforidhi gjithashtu ka lënë tregimin e parë prozaik origjinal në gjuhën shqipe e njëkohësisht tregimin e parë për fëmijë, Gjahu i Malësorëvet (Hieja e Tomorrit) në të dy kryedialektet.

Shkruar më 1884 dhe botuar për herë të parë më 1902 nga “Albania” e Konicës në Londër.

Gjuha e Kristoforidhit nuk ndryshon nga ajo e rilindësve, ndaj dhe me të drejtë ai u cilësua si “babai” i gjuhës shqipe.

Ai, si të gjithë rilindësit e tjerë, mendonte se gjuha ishte një mjet bashkimi për shqiptarët e çarë dhe të përçarë në atë kohë dhe se fakti se ekzistonin dy dialekte me të folmet e tyre si degëzime të një trungu, nuk përbënte ndonjë ndarje, por bashkim të shqiptarëve.

Kristoforidhi e vërtetoi këtë me përkthimet dhe me veprat e tij origjinale.

Ai shkroi në dy dialekte. Kristoforidhi është një njohës i mirë i dialekteve të shqipes. Ai është munduar të përdorë në të gjitha variantet format më të përgjithshme.

Duke pasqyruar me besnikëri gjendjen reale të gjuhës, për Kristoforidhin dialektet e shqipes janë shumë afër njëri-tjetrit.

Për sa vërehet, mund të themi se Kristoforidhi hapi një etapë të re në gjuhësinë shqiptare: kontribuoi në hedhjen e themeleve për një gjuhë standarde që të afronte dy dialektet. Ndaj edhe sot pas kaq vitesh vepra e tij është pikë referimi për çdo gjuhëtar./ panorama.com.al

ObserverKult


bertold breht do të vijë

Lexo edhe:

BERTOLT BRECHT: KURRË S’TË KAM DASHUR MË SHUMË

Kurrë s’të kam dashur më shumë, ma soeur,
sesa kur u largova prej teje atë muzg të përflaktë.
Pylli më gëlltiti, pylli blu, ma soeur,
dhe sipër tij qëndronin yjet e zbehta të perëndimit.

Nuk qesha aspak, aspak, ma soeur,
unë që si në lojë shkoja drejt një fati të errët –
ndërsa fytyrat pas meje veniteshin
ngadalë në mbrëmjen e pyllit blu.

Gjithçka ishte e bukur këtë mbrëmje të vetme, ma soeur,
kurrë më pas dhe kurrë më parë s’ish’ njësoj –
Natyrisht: Më kishin mbetur vetëm zogjtë e mëdhenj,
zogjtë që, në qiellin e errët në mbrëmje, kanë uri.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


MOS PREK KU DHEMB, DASHURIA IME- POEZI NGA ELVIRA SASTRE

Udha e ikjes dhe kthimit nga Elvira Sastre

Mos prek ku dhemb, dashuria ime,
Se një plagë prej dorës tënde
Është porsi një pranverë e acartë
E ky trup pushtohet nga dridhmat
Pas një cekje të vetme.
Mos rri të më shohësh në lot
Nëse nuk di ç’pluhur sytë m’i ka përmbytur,Nëse nuk di
Se bebëzat e syve të mi, janë veç strehë fjalësh,
Nëse gjithçka dëshiron, është të m’i fshish lotët
Në vend që t’i lësh të më thahen
E të marr frymë lirisht.
Mos rri të më shohësh në lot
Se nuk dua të lagesh prej tyre
E të vdesësh së ftohti.
Mos rri të më shohësh në lot
Nëse sytë nuk do të m’i puthësh
Për t’u mbytur krah meje.
Mos m’i shpupurit flokët
Se qëkur të dashuroj, nuk krihem kurrë,
E nëse tani largohesh
Do të duhet ta ritakoj veten në pasqyrë,
Unë që veç në sytë e tu
Dua ta shoh pasqyrimin e vetes time.
Mos i kthej kundër meje

ObserverKult