Kozeta Kurti flet për replikën me Flori Mumajesin për vlerësimin në “Këngën Magjike”

Pas festivalit të “Këngës Magjike”, një debat i fortë virtual ndodhi në rrjetet sociale mes Kozeta Kurtit dhe Flori Mumajesit. Shkak u bë një postim i Kozetës pas përfundimit të spektaklit, e cila shprehej se prodhimet muzikore të viteve të fundit janë të dobëta dhe kritikonte mënyrën se si u bë votimi.

Debati ishte i fortë dhe tërhoqi vëmendjen e publikut dhe të mediave sociale, ndaj Kozeta e ftuar në “Dola te Ola” donte që të jepte një mesazh të rëndësishëm meqenëse në programin e saj nuk mund të ndajë qëndrimet personale.

“Nuk ka progres dhe nuk mund të ecim para nëse ne nuk pranojmë mendimin ndryshe të njëri-tjetrit”, theksoi ajo. Shtoi se e ka në përgjithësi për çdokënd që nuk pranon dot një mendim ndryshe.

Kozeta theksoi se ka ndeshur pakënaqësi pafund nga mënyra se si u votua në “Këngën Magjike”. Gazetarja u shpreh se miq e shokë i kishte të gjithë në festival, por donte të jepte shembullin e saj, ashtu si ajo mendonte se duhej të bëhej votimi, por ajo që mori mbrapsht ishte se në 27 veta u diskutua vetëm ajo.

Më tej ajo foli edhe për problemet e meritokracisë që ekzistojnë në vendin tonë dhe tha se duhet të mundohemi të jemi sa më pak të skllavëruar./BalkanWeb

LEXO EDHE: Kritikat për pjesëmarrjen e emrave të njohur, Kozeta Kurti analizon Festivalin e Këngës në RTSH

Kozeta Kurti replikon me Flori Mumajesin për vlerësimin në “Këngën Magjike”