Krenar: “Baresha” performohet në Tajlandë (VIDEO)

Këngët e bukura ashtu sikurse vet arti , janë përfaqësuese të denja të kulturës së një populli.

Arti shijohet e përjetohet kudo njëjtë, pavarësisht gjuhës.

Një të tillë emocioni ua dha publikut tajlandez edhe kënga Baresha e cila u performua magjishëm nga Besa Llugiqi.

Ministri i Kulturës së Kosovës Hajrullah Çeku ishte ai që e pati ndarë lajmin e bukur.

“Bashkëpunimi në mes të Orkestrës Simfonike Mbretërore të Bangkokut dhe Filharmonisë së Kosovës prezantoi potencialin muzikor të Kosovës përpara publikut tajlandez.
Performuan soprano Besa Llugiqi dhe violinistja Sihana Badivuku si soliste, Visar Kuçi si koncert-mjeshtër në koncertin e dirigjuar prej Toshio Yanagisawas, dirigjent nderi i Filharmonisë së Kosovës.”, shkruante ministri Çeku, në profilin e tij në Facebook.

Ju ftojmë ta ndiqni!

ObserverKult

Kliko edhe:


“BARESHA”, KËNGA MË E NJOHUR E NEXHMIJE PAGARUSHËS (TEKSTI DHE KËNGA)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën Baresha, teksti i së cilës është shkruajtur nga Rifat Kukaj, ndërsa muzika e komponuar nga Rexho Mulliqi.

Baresha-teksti

Hej, kam rrit shtatin
ndër këto male
bashkë me qingja e me dele
me bylbylat ndër zabele
mbas kumbonës, lojë e gzime
si shqiponja ime.

O era lun’ me barin, o eni shoqe t’lozim
o fusha gaz po m’veshet, o lulet bardhë po qeshin
dridhet mali, çka u ba, o një bareshë prej nesh u nda

Hej, po tingllojnë
shumë kumona
po gurgllon prroni malor
lartë në qiell bjeshka me borë
n’bjeshk’ dashnija vjen e madhe
sot nji fyell u kall…!

ObserverKult