“Krijimi”, poezi nga Enver Sulaj

Le të bëhet dritë
Mal
Ujë
-tha, Ati ynë!

Le të bëhet edhe njeriu – njeri…

Pas çdo fjale
Një pjesë trupi mori jetë.

Ti
A ishe baltë në sy
Apo shkrepëtimë qielli
për t’i mbushur pellgjet me ujë?

Shiu rridhte lumë mbi flokët e përcëlluara nga dielli.

Edhe ti je pjesë e kri(j)mit
Që (s’)e preku fryma e shenjtërimit!

Le të bëhet ç’të bëhet…

Shkurt, 2025

ObserverKult


Lexo edhe:

ENVER SULAJ: NË SREBRENICË BIE SHI