Redi Hasa është kompozitori dhe violinçelisti shqiptar që i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Ai është përzgjedhur nga diva e muzikës shqiptare Celine Dion për të kompozuar muzikën e dokumentarit biografik të jetës së saj.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Redi ka treguar se si i erdhi ftesa për të qenë pjesë e këtij projekti madhështor. Ai ka zbuluar se kompozimin e ka përgatitur për tre ditë dhe ka pasur në dispozicion vetëm 350 fjalë kyçe, pa asnjë imazh.
“Takimi i parë ka qenë me regjistrën, e cila ishte në djeni të muzikës sime, të dy disqeve që kanë dalë para katër vitesh. Shkruajti në agjencinë ku jam unë në Milano.
Është një punë jashtë mase e vështirë, është një përqendrim 100%. Kjo punë me dokumentarin ka qenë totalisht e ndryshme me punët që unë kam bërë. Ata më dhanë 350 fjalë si fjalë kyçe dhe puna ime ishte që unë këto fjalë t’i ktheja në muzikë. Unë kam punuar pa asnjë imazh, filmin e kisha të dokumentuar. Është një krijim i imi, totalisht origjinale. E kam shkruar, e kam luajtur dhe regjistruar për tre ditë. Nuk kisha mundësi të gjeja një orkestër të madhe, me violinçel i kam bërë të gjitha”, u shpreh Redi./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
LAJMI QË NA PIKËLLOI: U NDA NGA JETA PAPAS ANTONIO BELUSHI – MESHTARI I ETNISË