Kronika e një ekzekutimi të bujshëm, “jam gati”, tha Mata Hari atë mëngjes…

Henry Wales ishte një reporter britanik që mbuloi ekzekutimin e Mata Hari atë mëngjes të 15 tetorit të vitit 1917.
Ajo kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për presidentin francez për pastërti dhe mezi priste përgjigjen e tij: “Parandjenja e parë që ajo ndjeu se kërkesa e saj ishte refuzuar, ishte kur ajo u zhvendos gjatë pushimit të ditës nga qelia e saj në burgun e Saint-Lazare me një automobil në pritje dhe më pas nxitoi për në kazermë, ku skuadra e pushkatimit e priste.

Asnjëri nuk besoi vullnetin e hekurt të gruas së bukur edhe këtë ditë që do të ishte e fundit për të. Padre Arbaux, i shoqëruar nga dy motra bamirëse, Kapiteni Bouchardon dhe Maitre Clunet, avokati, hynë atë mëngjes herët në qelinë e saj, ku ajo ende ishte duke fjetur. Një gjumë i qetë, i paqëndrueshëm, u vërejt nga gardianët në natën e fundit.
Motrat e tronditura u përpoqën ta zgjonin butësisht. Ajo u ngrit dhe u tha që kishte ardhur ora e saj.

“Mund të shkruaj dy shkronja?” ishte gjithçka që ajo pyeti atë çast fatal.
Pëlqimi i’u dha menjëherë nga Kapiteni Bouchardon, duke i’u ofruan, pena, boja, letra dhe zarfi.

U ul në buzë të shtratit dhe shkroi letrën me nxitim të zjarrtë dhe ia dorëzoi në kujdestari avokatit të saj. Pastaj ajo u vesh si për kremte me rrobe te zeza, fjongo të mendafshta, këpuce të llustruara, kapele dhe mantel kadifeje të zezë dhe doreza. Në këtë takim me vdekjen zonja që kishte dalldisur dhe manipuluar burrat më të pushtetshëm të kohës, nuk toleroj asnjë detaj që gjithçka të ishte e përsosur. Edhe në botën tjetër ajo do të shkonte ashtu siç rendi në të këndejmen, e hijshme dhe joshëse.

“Jam gati” tha dhe u drejtua nga qelia e saj duke u ngjitur në makinën që e priste për ta dërguar atje prejnga nuk do të kthehej më.
Makina përshkoi zemrën e qytetit të fjetur. Kishte kaluar pesë e mëngjesit dhe ende dielli nuk po dukej. Makina u drejtua nga Caserne de Vincennes, kazermat e fortesës së vjetër, të cilën gjermanët e sulmuan më 1870. Trupat ishin vendosur në vendin e ekzekutimit. Dymbëdhjetë Zouaves, që formuan skuadrën e pushkatimit qëndronin të rreshtuar, pushkët e tyre ishin në pritje. Një nënoficer qëndroi pas tyre, gati për të tërhequr shpatën e urdhërit për zjarr.

Automobile u ndal, shoqëruesit zbritën, Mata Hari ishte e fundit. Të gjithë u drejtuan përnga një e ngritur toke rreth 7-8 metra që do të shërbente si mburojë për vërshimin e plumbave.
Ndërsa padre Arbaux foli me gruan e dënuar, një oficer francez u afrua me një leckë të bardhë në dorë për ti mbyllur sytë Mata Hari. Ai pëshpëriti diçka murgeshave që rrinin pranë gruas dhe ua dha bezen e bardhë.

“A duhet me doemos ta vendosi?” pyeti Mata Hari, duke iu drejtuar avokatit të saj.
Avokati, Maitre Clunet iu kthye me të njëjtën pyetje oficerit francez.
“Nëse Madame nuk preferon, nuk bën asnjë ndryshim,” u përgjigj oficeri, duke u larguar me nxitim. .

Mata Hari nuk pranoi t’i mbyllnin sytë. Ajo qëndronte duke shikuar me ngulm para xhelatëve të saj, kur prifti, murgesha dhe avokati u larguan.
Oficeri në komandën e skuadrës së pushkatimit, vërejti me vëmendje se gjithçka e skuadrës së pushkatimit do të ishte e gatshme për të hapur zjarr.

Një komandë që çau ajrin e ftohtë të atij agimi dhe pushkët e 12 burrave vendosën qytat në sup dhe tytat drejtuan nga Mata Hari që vështronte triumfalisht.
Dielli i atij mëngjesi u ndez në tehun e shpatës së urdhërvrasësit dhe 12 armë vjellën furi zjarri mbi gruan që i vështronte pa dhënë asnjë shenjë frikë, paniku apo pikëllimi.

Edhe në takimin e vdekjes ajo diti të qëndronte dinjitoze. U shkreh në gjunjë duke mbajtur kokën lart duke ruajtur në fytyrë të njëjtën shprehi.
Pas disa sekondash që ajo kishte rënë në gjunjë u anua dhe ra në shpinë, me kokën lart. Por nuk kishte përfunduar ende.
Një oficer jo i porositur, i cili shoqëronte një toger, nxori revolverin dhe duke kapur gruan e goditi atë në kokë.
Mata Hari tani ishte me siguri e vdekur.

Referenca:
Shënimet e Henry Wales, botuar fillimisht në gazetë përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Lajmeve më 19 tetor 1917, ribotuar në Carey, John, EyeWitness to History (1987); Howe, Russell Warren, Mata Hari: The Story True (1986).

Përgatiti: Albert Vataj

ObserverKult

Kliko edhe:

DIKUR DY SHOKË QEMË, TË DASHURONIM TY…POEZI E HERSHME E DRITËRO AGOLLIT