“Kronikë nga Prishtina e viteve 1990”, më 26 nëntor hapet ekspozita e Afrim Hajrullahut

kronikë

Ekspozita ‘KRONIKË NGA PRISHTINA E VITEVE 1990’ nga fotografi Afrim Hajrullahu, shfaqet për publikun me datën 26 nëntor në ora 11.00 në objektin e Komunës në Prishtinë.


Zbulimi i fundit i Afrim Hajrullahut si dëshmitar dhe artist e specifikon Prishtinën si qytet. Roma nuk është i vetmi qytet i përjetshëm i kohës sonë. Energjia dhe kultura e Prishtinës ka frikë dhe pret luftën dhe më pas vazhdon të tregoj shpresë me lumturi si çdo qytet shpirtëror në botë. Shkalla e Prishtinës nuk është as këtu e as atje, pasi mbetet intime, i përket një familjeje të gjerë dhe ndërkombëtare ku arteriet e rrugës gjallërohen dhe mbushen me bukurinë e njerëzimit.

Nëpër të gjitha ato ka tronditje dhe surpriza, posaçërisht pas çdo qoshku. Kjo është arsyeja pse ajo ende ndihet paksa si Parisi, që u përket të gjithë banorëve dhe vizitorëve të tij, duke përfshirë numrin në rritje të shkrimtareve dhe artistëve të tij, të cilët shëtisin inkognito nëpër bulevardet miqësore, më të vogla dhe rrugicave ose merren me profesionin civilizues: të shikojnë botën se si kalon. Historia kalon, dhe ne ende jemi aty, duke pirë kafen dhe duke shikuar, duke shprehur besimin tonë në lirinë e rrugës të  shpirtit njerëzor të kërcënuar në vitet nëntëdhjetë dhe më vonë të kthyer si tash.

Për të gjitha qytetet me zemër, që nga Londra deri në Dresden, shpresa buzëqesh para dhe pas ferrit dhe shkatërrimit. Disi ka zemër për të qëndruar i urtë botërisht dhe njerëzisht. Gjenialiteti i Afrim Hajrullahut është ta kapë atë para dhe pas. Ai i tejkalon. Për  momentin ne e festojmë në heshtje, bile edhe me nervozizëm këtë “më pas”. Afrimi e ndërton këtë “para” të nevojshme në foto në mënyrë magjike./express

ObserverKult