Ideja është që Kruja ta kthejë kalanë në destinacion turistik dhe gjatë mbrëmjes.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.
Ajo thekson se me ndriçimin e kalasë qyteti të ofron një tjetër magji gjatë mbrëmjes.
“Një tjetër magji kishte Kruja natën, nën ndriçimin e ri.
Kjo nxjerr në pah edhe më tepër madhështinë dhe elementet e kalasë dhe ndërtesave në të”.
LEXO EDHE: NDRIÇOHET KALAJA E BERATIT, TANI MUND TË SHIHET MADHËSHTIA E SAJ EDHE NATËN
“E kënaqur që projekti i ndriçimit po shkon drejt përfundimit.
Kjo edhe më tepër teksa merrja miratimin dhe përshëndetjet nga banorë e turistë.
Kruja , shihet nga ata si element të krenarisë identitare”, shprehet Margariti.
Para afro 16 shekujsh e identifikuar si qendra e shtetit të Arbrit, kalaja e qytetit të Krujës, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore.
Ka lartësi prej 557 metra.
Flamuri ynë kombëtar u ngrit pikërisht aty për herë të parë në 28 nëntor 1443 Skënderbeu.
Një sërë kalash të tjetra janë nënshtruar projektit të ndriçimit.
Vlejnë të theksohen e Beratit, e Rozafës në Shkodër. Atyre kështu u kthehet madhështia edhe gjatë mbrëmjeve./ATSH
__________________
Lexo edhe:
KRUJA: TËRMETI I FUQISHËM, DËMTOHET KALAJA
Tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë që goditi vendin ka lënë pasoja jo vetëm në njerëz, por edhe në dëme të mëdha materiale.
Mes shumë ndërtesave të që u dëmtuan nga goditja shkatërruese e tërmetit, kanë qenë edhe objektet historike.
Kështu pas mureve të kalasë së Durrësit, Kruja u dëmtua edhe në kala.
Lajmin e gjeni KETU