Kryeministri Albin Kurti ishte i pranishëm në parapremierën e operës “Goca e Kaçanikut”

Opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës do ta shfaq sonte në ora 19:00 premierën e operës së parë kosovare “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi.

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka marrë pjesë në parapremierën e operës “Goca e Kaçanikut”.  

Kurti ka njoftuar se me të në sallë ishin të rinjtë me energji të pandalshme nga shtatë shkollat e mesme të muzikës së Kosovës, shkolla “Don Bosko”, Fakulteti i Arteve (UP), Fakulteti i Arteve (UHZ), UBT, AAB dhe Universiteti i Tetovës.

Ai ka bërë thirrje që të vinë për ta parë sonte operën “Goca e Kaçanikut”. Kjo shfaqje do të shfaqet në sallën AMC, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë – Rr. Cërriku, Obiliq.

Postimi i plotë i kryeministrit, Albin Kurtit:

Dritat, skena, kostumet, trupa teknike, trupa artistike, të gjitha janë gati për premierën historike të operës “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi, në regji të Nikolin Gurakuqit, Mjeshtër i Madh i Republikës së Shqipërisë.

“Goca e Kaçanikut” ka bashkuar kapacitetet artistike të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë brenda institucionit më të ri, Operës së Kosovës, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës.

Nën dirigjimin e Edon Ramadanit, me solistët e shkëlqyer nga të trija vendet, orkestra dhe kori i Operës së Kosovës, sollën në jetë tingujt e krijuar mbi motivet e novelës së Milto Sotir Gurrës me të njëjtin emër.

“Goca e Kaçanikut” ka 53 vjet që është shkruar dhe premiera e saj u vu në skenë më 1979 në Tiranë.

Opera tanimë u shfaq në para-provë për audiencat e reja me programin “Arti në shkolla”, e mbrëmë para premierës me mua ishin të rinjtë me energji të pandalshme nga shtatë shkollat e mesme të muzikës së Kosovës, shkolla “Don Bosko”, Fakulteti i Arteve (UP), Fakulteti i Arteve (UHZ), UBT dhe AAB dhe Universiteti i Tetovës.

U ftoj të gjithëve që ta ndiqni. I uroj shumë sukses të gjithë ekipit.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

ObserverKult


Lexo edhe:

MBI 500 NXËNËS NDOQËN TË PARËT FRAGMENTE NGA OPERA “GOCA E KAÇANIKUT”- NESËR PREMIERA

Opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës do ta shfaq nesër premierën e operës së parë kosovare “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi.

Por ende pa u shfaqur kjo premierë kanë pasur fatin të shohin gjatë ditës së sotme disa fragmente nga kjo operë mbi 500 nxënës nga 12 shkolla fillore të komunës së Vitisë, Kamenicës dhe Mitrovicës .

Kjo vizitë e nxënësve në Operën e Kosovës është arritur përmes programit ‘Arti në shkolla’.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


Arben Duka zëri ajër

POEZI NGA I NDJERI, ARBEN DUKA: JA KUR DO TË SHPËTOJË SHQIPËRIA…

Në greminë të kësaj jete,
unë shoh dritën dhe tek honi,
ndaj dhe nuk shkrova për vete,
po për juve që s’shikoni!

S’e kam jetën mjaltë blete,
dhe tani në fund kam mbërritur,
por nuk kam shkruar për vete,
po për ju, o të uritur!

Nëpër akull, nëpër vapë,
jeta s’më ka përkëdhelur,
por për veten s’shkrova prapë,
po për ju që jeni shkelur!

S’gjeta flori në minierë,
dhe nuk jam unë një i zgjedhur,
ndaj dhe shkrova kurdoherë,
veç për ju që jeni vjedhur!..

Gjer mes yjesh shikoj mirë,
edhe ditën, më besoni,
ndaj prapë shkrova me dëshirë,
veç për juve që s’shikoni!

Shpesh kam folur nëpër netë,
edhe me të madhin Zot,
ndaj shkrova në këtë jetë,
për juve që s’flisni dot!

Krimbi s’mund të fluturojë,
s’do shumë mend për ta kuptuar,
ndaj s’kërkoj që të më dojë,
kush mes llumit ka jetuar!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult