Kryeministri, Albin Kurti, takohet me antropologen amerikane- flasin për rëndësinë e trashëgimisë kulturore

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka pritur në zyren e tij antropologen amerikane, Janet Reineck, një figurë e rëndësishme për hulumtimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.

Këtë e bërë me dije Zyra e Kryeministrit të vendit, përmes një njoftimi për medie.

“Znj. Reineck, një antropologe e njohur dhe mike e madhe e Kosovës, është një figurë e rëndësishme në hulumtimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të trojeve tona.

Në takim u bisedua për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, sfidat dhe potencialin e turizmit rural në Kosovë.Gjithashtu diskutuan për rëndësinë e unitetit të popullit në shtetndërtim, dhe rolin e të rinjve në këtë drejtim, thuhet në njoftim.

Tutje Kurti ka falënderuar znj. Reineck për punën dhe kontributin e saj për Kosovën, ndërsa është shprehur i gatshëm për mundësi të bashkëpunimit më të afërt në të ardhmen.

“Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, synohet të përforcohet promovimi i trashëgimisë kulturore dhe të avancohet turizmi rural në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

ObserverKult


mall Ismail Kadare laokoonti - pse shqiptarët ikin nga vendi i tyre
Ismail Kadare

Lexo edhe:

ISMAIL KADARE: O JU KORBA QË MË HANI, SYTË E ZEZË TË MOS M’I NGANI!

Ndër dy male me dëborë
Ra një trim vetullë-hollë

O ju korba që më hani
Syt’e zez të mos m’i ngani!
Se kur nat’e zez’ të bjerë
Do vrapoj un’ porsi erë.
Atdheu ku më pret,
Tek deti buçet.

O ju korba që më grini,
Syt’e zez vetëm m’i lini
Se pa ta s’do gjej dot rrugët
Në të errët, në të mugët.
Ku nëna më pret,
Tek deti buçet.

O ju korba që më sosni,
Syt’e zez të mos m’i groposni!
Se pa ta s’kam për të parë
Vajzën time, malln’e parë,
Tek deti buçet,
Dhe pret ajo, pret.

O ju korba, atë natë
Syt’e zez përse m’i latë?
Drejtë atdheut, n’errsirë,
Ika detit
Por të lidhur me zinxhirë
Prap e gjeta.

O ju korba, pse s’mi nxorët
Syt’e zez mua të gjorit?
Që dot rrugën të mos gjeja,
Rrugë shkretën,
Se kish vdekur dhe nëneja,
Ishte tretur.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult