Kryeministri, Albin Kurti, uron ekipin e filmit “Shame and Money” pas suksesit në Sundance

Foto ilustrim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përgëzuar ekipin realizues të filmit “Shame and Money”, i cili fitoi çmim në festivalin prestigjioz të filmit në Sundance.

“Ky vit nisi edhe më mirë se mbarë për kinematografinë tonë. Filmi ‘Shame and Money’ (Shabani dhe Hatixhja) i regjisorit Visar Morina ka fituar Çmimin e madh të Jurisë, Seksioni Ndërkombëtar-Dramë (World Cinema Grand Jury Prize: Dramatic) në Sundance Film Festival. Ky është çmimi më prestigjioz për filmat ndërkombëtarë në festivalin më të njohur në botë për kinemanë e pavarur”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se dy filmat e tjerë të regjisorit Visar Morina,  “Babai” dhe “Exil” i ka parë dhe tani mezi pret të shoh edhe filmin e ri.

ObserverKult


Lexo edhe:

Edhe një triumf i kinematografisë së Kosovës, filmi “Shame and Money” fiton çmim në Sundance