Kryeqyteti mirëpriti “Muza Competition”, iniciativë e Unionit të Bashkive Shqiptare

Kryeqyteti i Kosovës mirëpriti “Muza Competition”, e cila është iniciativë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, pjesë e së cilës është edhe Komuna e Prishtinës.

Këtë e bëri me dije drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

“Të rinjtë pasionantë dhe profesionistë, do të bëhen pjesë e garës së rijetëzimit të elementeve etnografike në fushën e dizajnit”, ka shkruar Halimi.

Ndërkohë nga etnologia Afërdita Onuzi studentët u njoftuan për përfshirjen e elementeve të  kombëtares në veshjet e së sotmes!

ObserverKult


Lexo edhe:

SIBEL HALIMI PËR EKSPOZITËN “YOU KNOW ME SO WELL”: NA NXIT TË REFLEKTOJMË MBI KUJDESIN PËR QENIEN TONË

Është hapur së fundmi në Galerinë 17 në kryeqytet ekspozita “You know me so well” e kuruar nga artistja Martina Menegon, cila ekspozitë është organizuar nga Fondacioni 17.

Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka marrë pjesë në këtë ekspozitë, ndërsa është shprehur e lumtur që “Komuna po përkrah ngjarje që janë në shërbim të inicimit të debatit që nxisin të menduarit për fenomene të reja shoqërore”.

“Në kohën kur teknologjia mbikëqyrë trupat e grave dhe rrezikon privatësinë e tyre, ekspozita ‘you know me so well’ kuruar nga artistja Martina Menegon na nxit të reflektojmë mbi kujdesin për qenien tonë virtuale e për rrjedhojë edhe për atë fizike. E lumtur që Komuna e Prishtinës, përkrahë ngjarje të tilla, të cilat janë në shërbim të inicimit të debatit që nxisin të menduarit për fenomene të reja shoqërore si tema e ndikimit të digjitalizimit në jetën e trupave të grave dhe vajzave”, është shprehur drejtoresha Halimi përmes një statusi në Facebook.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU: