Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës kujton vizitën e parë në Shqipëri: Isha djali i ri në 1980, takova Kadaren dhe Agollin

Mehmet Kraja

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka rrëfyer në emisionin “Pas Mesnate” herën e parë kur ka ardhur në Shqipëri.

Ai ka kujtuar që ka qenë shumë i ri në vitin 1980 dhe e konsideron një moment të paharruar në jetë. Kraja tha se atë ditë takoi për herë të parë shkrimtarët më të njohur shqiptarë.

“Hera e parë që kam ardhur në Shqipëri ka qenë në vitin 1980 me një delegacion të shkrimtarëve të Kosovës në Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë. Isha djali i ri, sapo kisha botuar dy, tre libra. Ishte një përvojë e çuditshme.

Të gjithë kosovarët dhe shkrimtarët në mënyrë të veçantë e konsideronin ardhjen në Shqipëri të veçantë dhe sidomos njohjen me shkrimtarët që i kishim njohur përmes veprës së tyre, ishte një ngjarje që do të mbahet mend përgjithmonë, jo vetëm në atë moment.

Takova shkrimtarët nga më të mirët dhe më të njohurit që ka Shqipëria, nga Dritëro Agolli që ishte kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve dhe deri te Ismail Kadare që mori pjesë me Helenën, Nasi Lerën dhe shumë të tjerë.

Kontaktet që u krijuan me ta, miqësia nuk rreshti asnjëherë”, u shpreh Kraja.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al

ObserverKult


Mehmet Kraja

Lexo edhe:

“GJUHA SHQIPE NUK MBROHET ME LIGJ”/ MEHMET KRAJA: TRAGJEDIA MË E MADHE ËSHTË SE GJUHA PO BRAKTISET NGA FOLËSIT

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate”, se gjuha shqipe nuk mbrohet me ligj.

Ai ka theksuar se gjuhën e mbrojnë më së miri folësit e saj, por që së fundmi është kthyer në tragjedinë më të madhe, pasi popullësia vitale po emigron dhe gjuha po transformohet.

Kraja theksoi se në Kosovë është e pamundur që gjuha të mbrohet me ligj, pasi është një shtet multietnik dhe multigjuhësor.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult