Kthim në identitet për rrugët e kalldrëmta në Gjirokastër

Në qytetin e Gjirokastrës vijon puna për kthimin në identitet të rrugëve të kalldrëmta. Këto rrugë janë një ndër vlerat përfaqësuese të qytetit të gurtë.

Mjeshtrit e kalldrëmeve vijojnë të skalitin identitetin në gur në Gjirokastër.

Pas përfundimit me sukses të rehabilitimit të infrastrukturës dhe restaurimit të kalldrëmeve, në pazarin e Gjirokastrës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit vazhdon me sagën e projekteve në këtë qytet që mbart vetëm vlera.

Janë drejt përfundimit punimet për ndërhyrjen “Restaurimi dhe Interpretimi i shtegut të Edward Lear dhe Udhëtarëve”. /ATSH

_______________________

Lexo edhe:

GJIROKASTRA, QYTETI QË U VLERËSUA PËR ARKITEKTURËN, HISTORINË DHE TRADITËN E SAJ

Më 15 korrik 2005 Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, e vlerësuar për arkitekturën, historinë dhe traditën e saj.

Bashkë me Beratin këto dy qytete historike janë ruajtur mirë dhe është investuar vazhdimisht në restaurimin e ndërtesave unike. Gjirokastra dëshmon për pasurinë dhe diversitetin e trashëgimisë urbane dhe arkitektonike të vendit.

Sipas përshkrimit të bërë nga vetë UNESCO, Gjirokastra është ndërtuar nga pronarët e mëdhenj të tokave. Rreth kalasë antike të shekullit të XIII, qyteti ka shtëpi me frëngji që janë karakteristike të rajonit të Ballkanit. Gjirokastra përmban disa shembuj të shquar të shtëpive të këtij lloji. Ato datojnë nga shekulli i 17-të, por edhe shembuj më të përpunuar që datojnë nga fillimi i shekullit të 19-të.

Gjirokastra çdo fundjavë po mbushet plot vizitorë vendas e turistë të huaj, ku qendra muzeale mbetet si përherë destinacioni fillestar, pasi pothuajse të gjithë e nisin vizitën nga kalaja e qytetit.

Qyteti ka 56 banesa monumente kulture të kategorisë së parë, 502 të kategorisë së dytë dhe shumë komplekse të tjera me vlera historike, arkitektonike dhe kulturore.
Qyteti ruan të paprekur skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakteristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin është ndërtuar. Sipas kategorive të…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult