Misteri që fsheh Guri i Kamjes, që i ngjan një anijeje të madhe…

guri i kamjes

Guri i Kamjes ndodhet në kufirin midis Malësisë së Mokrës (rrethi i Pogradecit) dhe asaj të Gorës (rrethi i Korçës). Ai ngrihet menjëherë mbi territoret përreth Kamjes duke marrë pamjen e një vapori që lundron mbi një “Det të blertë”.

Ekspertët e shpjegojnë kështu formimin e saj:

Fillimisht shkëmbinjtë ranorë te Guri i Kamjes, më të qëndrueshëm ndaj gërryerjes, i kanë shpëtuar sheshimit duke u ngritur mbi zonën përreth si një ishull. Pastaj agjentët e ndryshëm atmosferikë (shiu, bora, era etj), aty kanë gdhendur forma të shumëllojshme mikrorelievi.

I parë nga larg, Guri i Kamjes i ngjan një anijeje të madhe.

Forma pra si pasojë e skalitjes dhe modelimit të vazhdueshëm nga erozioni. Guri i Kamjes është monument natyre.

Ky gur ka këto përmasa është i gjatë 100 metra dhe i gjerë 80 metra, ka lartësi 70 metra dhe ndodhet 1461 metra mbi nivelin e detit.

Legjendat më të hershme, thonë se aty janë fshehur thesare dhe vazhdimisht bëhen kërkime nga banorët dhe të huajt, ku edhe janë gjendur flori të humbur duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e banorëve që të bëjnë kërkime për thesar.

Sipas legjendës në këtë gur piktoresk ekzistojnë tri tunele ose puse në pjesët e lartë të tij. Këto tunele ishin të mbushur me ujë dhe hyrja në këto tunele të hap rrugën për në thesarin e shumëpritur.

Por tashmë pjesë e këtyre aventurave janë bërë edhe të huajt që kanë shteruar ujin në këto puse dhe sipas banorëve kanë gjetur edhe flori.

Po ashtu në këtë zonë janë gjetur: varreza të vjetra, gjarpërinj të gdhendur në shkëmbinj, gurë në formë të breshkës, gurë në formë froni, kryqe të gdhendur por edhe mbetje nga lufta nacional çlirimtare.

Pavarësisht gjetjes se thesarit padyshim që një aventurë e tillë të bën të ndihesh si në filma.

ObserverKult


Lexo edhe:

LEGJENDA RRËQETHËSE PËR “GURIN E QYTETIT” NË PËRMET: NËNA SË BASHKU ME FOSHNJËN U HODHËN NGA KY GUR

Përmeti është qytet në juglindje të Shqipërisë dhe qendër e njësisë administrative me të njëjtin emër Rrethi i Përmetit.

Në antikitet kjo zonë njohej me emrin Trifilia dhe qe pjesë e “Rajonit Melotid”. Sipas legjendës qyteti ka marrë këtë emër nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt.

Karakterisitikë e qytetit është rritja e trëndafilave në lulishte dhe oborret e shtëpive të vjetra ndaj Përmeti, njihet ndryshe si Qyteti i Trëndafilave...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU