Kuçuku flet për telefonatën e fundit me Ali Podrimjen: Ishte i alarmuar…

Ali Podrimja

Profesor Bashkim Kuçuku i ftuar në ‘Pas Mesnate’ foli më tepër për pasionin e tij për letërsinë. Për të, letërsia është jetë dhe shkëputje nga vështirësitë e jetës. Më tej, ai foli për veprën “Ali Podrimja” për të cilën tha se veprat e tij kanë qenë më të përkthyerat nga shkrimtarët shqiptar.

“Letërsia për mua është jeta dhe pasioni, kam lexuar shumë që fëmijë se nuk kishte dhe mjete të tjera argëtimi. Për mua ka qenë kënaqësi dhe shkëputje nga vështirësitë e jetës.

Ali Podrimja është një emër i madh në letërsinë shqipe, është një poet epik por në tërësi është tepër modern. Ka dhe trajta të epizmit, por këto janë transformuar se shprehësia e veprës së tij është tejet moderne. Veprat e tij janë më të përkthyerat nga shkrimtarë shqiptar.

Telefonata e fundit ka qenë tepër e dhimbshme, atëherë nuk ka qenë mirë me shëndet. Zbritën në Marsejë dhe ishin tre poet që e shoqëronin në festival. Ai u stresua në Marsejë se kush do i priste dhe ishte i alarmuar. Më merr në telefon i alarmuar.”

Bashkim Kuçuku

“Thelbi i poezisë së tij është etnia historike dhe bashkëkohore. Edhe një poezi që lexuesit mund t’i duket si lojë fjalësh me në thelb etninë, si psh Guri. Sa ishte gjallë është kuptuar pjesërisht dhe nga të huajt edhe nga shqiptarët, sepse nuk janë bërë studime të thella, janë deri në nivelin e masterit, nuk ka doktoratura.” -rrëfen ai, ndërsa komenton edhe poezinë që i ka dedikuar Ali Podrimja.

“Në këtë rast, unë kisha nënë shumë sëmurë në Konispol. Ato ditë siç më merrte në telefon dhe nuk i përgjigjem, më vonë kur komunikoj i them të vërtetën. Ai u prek shumë dhe ka bërë poezinë. Është nisur nga vdekja e nënës por ka në përgjithësi dhimbjen që ndjen një bir për humbjen e nënës. Dhe po ta shohësh poezinë, dhe po të njohësh jetën e Aliut dhe mënyrën e të menduarit ai ka zhvendosur mbi këtë dhimbjen time ka mbivendosur dhimbjen e tij dhe këtu dalin dy dhimbje, por në të vërtetë është dhimbja e një njeriu që humb nënën”, tha Kuçuku./abcnews.al

Për më shumë shikojeni videon më poshtë:

ObserverKult


Lexo edhe:

SHKRIMTARJA E NJOHUR GJERMANE GJENDET E VRARË BRENDA SHTËPISË SË SAJ