Kufoma e Mustafa Deliallisit qëndroi tri ditë në mes të Shijakut, ja pse e bënë këtë komunistët

lola

Fundi tragjik i ushtarakut antikomunist Mustafa Deliallisi, i diplomuar në Torino: U vetëvra për të mos rënë në dorë të komunistëve, më pas u gropos buzë Erzenit.

I diplomuar në akademinë ushtarake të Torinos, në vitin 1936, Mustafa Deliallisi ishte ndër të paktët kuadro të shkolluar në perëndim, në Shqipërinë e komunizmit. Kishte mbajtur detyrën e Rrethkomandantit të rekrutimit në Librazhd, Burrel. Pas pushtimit të Shqipërisë, ai kishte dhënë dorëheqjen nga të gjitha detyrat në ushtri, në vitin 1943.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, Mustafa Deliallisi, u pozicionua kundër regjimit dhe krijoi çetën e tij. Ai operoi për katër vite rresht me çrast edhe ishin vënë në shënjestër të regjimit, për këtë ishte ngarkuar grupi i forcave të ndjekjes, drejtuar nga Kadri Hazbiu.

I rrethuar nga forcat e ndjekjes komuniste, në shtator të vitit 1948, Mustafa Deliallisi refuzoi të dorëzohej dhe ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes, me qëllim që të mos binte në dorë të komunistëve.

Për ta kthyer në shembull terrori, për ata që do të guxonin t’i kundërviheshin regjimit, komunistët e morën kufomën e Deliallisit e ekspozuan për tri ditë me radhë, në qendër të Shijakut.

Më pas, e ngarkuan në një karrocë plehrash dhe e groposën buzë Erzenit. Eshtrat e ushtarakut të famshëm, ende nuk janë gjetur, me gjithë përpjekjet e familjarëve, atij ende nuk i dihet varri. Familjarët nuk kanë reshtur së kërkuari eshtat e tij edhe sot./kujto.al

ObserverKult

——————————–

Lexo edhe:

“PSE TI LULE RRIN’ E MSHEHUN”, KËNGË E PAHARRUAR NGA BIK NDOJA (TEKSTI DHE KËNGA)