35 vite më parë u ekzekutua poeti disident i Kukësit Havzi Nela, duke shënjuar një nga krimet e fundit të sistemit komunist. Asnjë ceremoni përkujtimore nuk u zhvillua në Kukës, këtë 10 gusht.
I vetmi që sjell në vëmendje të publikut jetën e veprën e tij është studiuesi Petrit Palushi, autor i 4 librave për Havzi Nelën. Ata që nënshkruan dënimin me vdekje nuk u gjykuan dhe nuk kërkuan ndjesë.
“10 gushti është ditë përkujtesë sepse Havzi Nela ishte kundërshtar i hapur i regjimit komunist”, tha ai.
Poezitë e Havzi Nelës janë një autobiografi e vuajtjeve në diktaturë.
Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të diktaturës, vuajti ne burgjet politike të Burrelit, të Spaçit. Me 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut.
Pas pluralizmit Havzi Nela u shpall martir i demokracisë, por askush nuk ka mbajtur ende përgjegjësi për ekzekutimin e poetit./shqiptarja.com
ObserverKult
Lexo edhe:
E TMERRSHME: HAVZI NELA U VARROS NË KËMBË, KOKËN IA MORI ME VETE UJI I LIQENIT TË KUKËSIT
Fati i zi i poetit Havzi Nela
Nga Kastriot Dervishi
Pasi Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi t’i falë jetën, nisi praktika e ekzekutimit. Këtë kohë, praktika nuk përgatitej nga hetuesia. Ajo nuk ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por nga Drejtoria e Zbatim Vendimeve Penale, sipas rregullores nr.01-46, datë 30.3.1984. Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, nxori urdhrin nr.1258, datë 9.8.1988 për ekzekutimin e vendimit me varje në litar të Havzi Nelës, i cili duhet të kryhej të mërkurën e më 10 gushtit, ora 3.30. Për zbatimin e urdhrit u ngarkua Dega e Punëve të Brendshme Kukës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult