„Qenia“ (“Seiende”) si participi prezent i thjesht i foljes « me qenë » ose “të jesh” emërton në metafizikë gjërat reale që ekzistojnë. Te Heidegger-i (Hajdegeri) « qenie » nuk janë vetëm gjësendet e natyrës por edhe objektet artificiale, poashtu edhe zotat, mitet, besimet, idetë, njerëzitë, të pranishëm apo ata që nuk janë aty të pranishëm, pa i harruar edhe qeniet e kalura dhe ato të ardhshme.
Nga Muhamedin Kullashi
Heidegger-i shkruan : « Njerëzit poashtu, sikurse edhe gjërat e prodhuara nga njerëzit, sikurse edhe efektet dhe rrethanat që dalin si rrjedhojë e aktivitet njerëzor, të gjitha këto bëjn pjesë në qenia. Bën pjesë edhe e mundshmja, ndonëse ende-jo-reale. Por e mundshmja është, siç cekë Heidegger-i në librin “Hollzwege” ( në frengjisht “Chemins qui ne mènent nulle part”). Kësisoj, Heidegger-i e zgjëron domethênien e kêsaj fjale, duke e shtrirë pêrtej gjërave reale që ekzistojn dhe pêrtej gjêsendeve të natyrës.
Ndërkaq termin filozofik të Heideggerit « Sein » e përkthejm me fjalën « qeniesim » ; së pari pêr ta dalluar nga fjala « qenie » e cila emêrton qoftê njê qenie tê veçantê qoftê têrêsinê e qenieve tê veçanta dhe gjithê atê që është. Që të mendohet Qeniesimi (gjermanisht Sein), thot Heideggeri, nevojitet të braktiset pikëpamja mbi qeniesimin(Sein) si themel i qenies(Seiende). Midis qenies e cila është aty e pranishme dhe qeniesimit (në kuptimin foljor), ka një dallim themelor të cilin e ka harruar tradita filozofike : e kjo është për Heideggerin diferenca ontologjike.
Filozofi francez Emmanuel Lévinas thekson meritën e Heiddeger-it që na ka mêsuar të hetojmë me termin « sein » jo vetëm tiparin e përgjithshêm « është » tê gjithë asaj qê është, por procesualitetin e asaj që është pra ajo që është brenda dimensionit kohor, duke theksuar karakterin foljor tê fjalês « sein »(“l’être” nê gjuhën franceze, me qenë), infinitivin që përdoret si substantiv. Është fjala pra pêr emêrtimin me termin « Sein » të mênyrês si ështê ajo që është, ndryshimêsia brenda kohës.(Nê parathënien time pêr librin e Lévinasit “Etika dhe pafundësia”, Dukagjini, Prishtinë, 2003).
Dallimin kyq midis termave “Sein” (qeniesim) dhe “Seiende”(qenie) në tekstin “Letër mbi humanizmin” (Gallimard, Paris, 1986, f.206), dërguar filozofit francez Jean Beaufret (Zhan Bofre), Heidegger-i e thekson duke sqaruar se esenca e qenies është ajo që është e përbashkët për të gjitha qeniet, kurse filozofia është përgjatë tërë historisë së vet problematikë e qeniesimit, në atë masë sa pyetja që ajo shtron dallon që nga fillet e saj prej pyetjeve që shtrohen lidhur me qenien. Në filozofinë tradicionale ndêrkaq termi « sein »(frengjisht “l’être”) shpreh vetêm tiparin e përgjithshêm, atë « është » të çdo gjëje që është.
Së këndejmi, nëse termin « Sein » të Heideggerit e përkthejmë me fjalën « qenie », siç ndodh shpesh në shkrimet nê gjuhên shqipe mbi Heidegger-in atëherë shkaktojmë një konfuzion i cili do të na pengoj të kuptojmë dallimet e termave dhe të nocioneve me të cilat autori operon në veprat e veta. Të filozofuarit është shprehje e një arti të veçantë të thurjes së mendimeve, thurje kjo që implikon gjurmime e gërmime të thella rreth pyetjeve fjala vjen, që pyesin se ç’është njeriu dhe çfarë raportesh ai sajon me veten, me të tjerët dhe me botën. Me termin dhe konceptin qeniesimi Heidegger-i mendon botën, historinë, ngjarjet. (Le Dictionnaire de Martin Heidegger, Arjakovski-Fédier, 2013, Cerf, Paris, f. 428-429).
ObserverKult
Lexo edhe:
HANAH ARENDT: MENDO, DUAJ, GJYKO- KËSHTU SODIT QENIA NJERËZORE!
Lexo edhe:
SUETON ZHUGRI: DUKE TË PARË
Duke të parë në sy,
nganjëherë shoh yje që bien
ndonjëherë çarçaf yjesh ta mbulon shikimin
dhe herë të tjera e gjithë Udha e Qumështit
vertikalisht si në sy macesh
më thith brenda teje.
Këtu unë jam në kënd habije prej bufi.
E vështroj prenë time, ose ndoshta është ajo
që sheh nga preja e saj.
Habi bufash dhe sulmesh. Jemi në tërheqje…
Është si një lloj feste jashtë dhe brenda nesh
Iluzioni se jetojmë edhe jetën e tjetrit na kaplon
Gishtërinjtë gërshetohen pëllëmbë në pëllëmbë.
Ka tërheqje të dehura molekulash
Buzë e flatra ndërrojnë vende,
e gjitha një ajër i ndezur.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult