Edicioni i sivjetëm i ETNO FEST , i njëmbëdhjeti me radhë, do të mbahet nga 20 deri më 30 gusht në Kompleksin e fshatit Kukaj.
Tema qendrore në këtë edicion është Kulti i Tokës dhe Kulti i Ujit.
Tema Kulti i Tokës do të trajtohet në shumë dimenzione, në mënyrë që të senzibilizohen qytetarët, komunitetet, shoqërinë civile, mediat dhe institucionet mbi rëndësinë fundamentale të tokës në krijimin dhe vazhdimësinë e jetës.
“Lidhjen tonë të fuqishme e në veçanti të paraardhësve tanë me tokën që e gjejmë në shumë rite, shprehje gojore, kriime letrare…Shqiptarët shpesh janë betuar “për qiell e për Tokë”, apo “për qiell e për dhe””, thuhet në njoftim.
“Nëna Tokë, te shqiptarët, njihet ndryshe si Mëmëdheu, ku poetët tanë të hershëm i kanë thurur vargje, shkruar këngë. Në gjuhën shqipe fjala “Dhe” ka marrë gjininë mashkullore atëherë kur paganizmi u zëvendësua nga krishtërimi dhe si rrjedhojë kemi dhe termin Atdheu (i formuar nga emrat at+dhe)
Trashëgimia apo ndarja e tokës historikisht ishte përcjellur me probleme, konflikte, vrasje dhe paraqet një vijë të paspjegueme mirë të etnopsikologjisë sonë.
Përjashtimi i vajzave nga “hisja “në tokë është prezent edhe në ditën e sotme dhe kjo problematikë do të jetë pjesë e debateve me etnologë, juristë dhe shoqata të grave në kuadër të zonës së debatit”, theksohet në njoftim.
Ndërsa duke zgjedhur KULTIN E UJIT si temë qëndrore, po ashtu qëllimi është te sensibilizimi mbi rëndësinë fundamentale të ujit për jetën dhe ekosistemin.
“Jemi dëshmitarë të një ndotje të tmerrshme të lumenjëve, burimeve prrockave, ku hudhen produkte toksike, mbeturina, plastika të pazbërthyeshme, derdhje kanalizimesh;
Jemi dëshmitarë të një shfrytëzimi të ëgër apo devijimit të rrjedhave të lumit për interasa biznesore të disa klaneve, duke rrezikuar seriozisht ekosistemin dhe të ardhmen e planetit.
Shqiparët, ashtu sikur gjithë popujt tjerë ishin të lidhur ngusht me ujin. Para se të ndërtonin shtëpi ata çelnin pusin dhe nëse dilte uji, atëhere nisej themeli.
« Te paraardhësit tanë dhe popujt e vjetër uji konsiderohej si selia e shpirtit paraardhës, vendi i takimit të demonëve të ndryshëm dhe fuqive të larta, uji trajtohej sikur të ishte një qenje e gjallë, përshëndetej, ipej dhurata, i ofroheshin flijime.
Uji konsiderohej si një mjet pastrimi, si qendër e përtëritjessë, lindja, pagëzimi, martesa, shërimi, rituali i varrimit…”, thuhet në njoftim.
PROGRAMI
I. EKSPOZITAT
EKSPOZITË E PIKTURAVE
1.Adem Kastrati: ekspozite retrospektive e pikturave, me projeksionin e filmit dokumentar “Ngjyra Dheu” të Fahri Hysajt për procesin e krijmit të pikturave të Adem Kastratit me ngjyra dheu.
2.Zake Prelvukaj: “Rregullat e reja” ekspozitë individuale e piktuareve dhe krijime pikurtash në prani te publikut me performancë përcjellëse skeniko muzikore në temë të tokës dhe ujit.
3.Jakup Ferri : “Në ujerat e Neadave” ekspozitë individuale me performansë skeniko muzikore.
4.Vehbi Murati: ekspozitë/atelje në temën: “Njeriu Uji dhe Toka”.
5.Durim Neziri: ekspozitë/ atelje me pejzazhe “Uji dhe toka shqiptare”.
6.Jeton Gusia: ekspozitë/ atelje “njerëz me ngjyra dheu” me performansë skeniko muzikore.
EKSPOZITA TE SKULPTURAVE
1.Burim Gashi: “Heshtja e tokës” ekspozitë individuale e skulpturave.
2.Agron Blakqori: “Njerëz prej dheu” atelje punimesh në mellë dhe baltë.
EKSPOZITA ETNOGRAFIKE DHE KOSTUMOGRAFIKE
1.Eksponate nga koleksionuesit privat
2.Ekspozitë me eksponate nga Muzeu Etnografik I fshatit Kukaj
3. Ekspozitë kostumografike
II. KONCERTE DHE ETNOPERFORMANCA
1.Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve “SHOTA” Prishtinë
2.Ansambli Shtetëror I Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare nga Republike e Maqedonisë Veriore
3.Ansambli Polifonik I Gjirokastrës
4.Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”
5.Ansambli i Këngëve dhe Valleve « Konispoli » nga Jugu i Shqipërisë.
III. ATELJE EKSPOZUESE, PERFORMUESE DHE KREATIVE
1.ATELJE VOKALE
Me Luan Durmishin i specializuar dhe çertifikuar për teknikat vokale dhe ato interpretative ‘’ Zëri për trupin, trupi për zërin”, në klasën e një prej pedagogeve më të mira në SHBA, Dorothy Stone.
2.ATELJE ETNO MUZIKORE
Me Shaqir Hotin, i cili punon ekzekuton në instrumente që i ka krijuar vet në mesin e të cilava edhe okarinën me të cilin krijon relacion muzikor kompozitori dhe studisi i muzikes bashkëkohore Liburn Jupolli me instrumentin e krijuar prej tij, si dhe dhe gitaristi Astrit Stafaj. Si rezultat i këtij frymimi kreativ, në prani të publikut do të ndodhe krijimi i veprave te reja muzikore të bazuara në taban arkaik …. Ky laborator etnomuzikor do të përcllet me performanca koreografike nga trupa e koreografit Robert Nuha
– Alt’n beats & Etno Synth Band është projekti muzikor i inicuar nga kompozitori , multi – istrumentalisti Altin Tila i ardhur si një fuzion i rrënjëve të muzikës së trevave shqiptare gërshetuar me elemente Electro – Synthwave i bazuar në folklorin e pasur Gegë &Toskë nga meloditë minimaliste të Lahutës dhe koloriti Iso – Polifonik.
3.ATELJEA POETIKE
Laboratori poetik i Xhevdet Bajres, poetit nga Kosova që ligjëron shkimin kretaiv në Universitetin e Mexico City në Meksikë i cili pervojat e tij të çmuara do t’i sjellë në Etno Fest dhe pas një pune në ateljenë e tij kerative me poetë të zgjedhur do të krijojnë permbledhje poezishë “për tokën dhe ujin” të cilat pastaj do të kenë një lexim skenik nga aktorë nën percjellje muzikore të gitaristit Astrit Stafaj dhe trupës së balerineve të Robert Nuhës.
4.ATELJE DRAMATURGJIKE E ETNODRAMES
Ne kuadar ta projektit të Laboratorit të Drames Bashkekohore Shqipe, projekt i përbashkët i Teatrit Kombëtar të Kosovës,Teatrit te Gjilanit, Qendrës “Multimedia”, Teatrit “Adriana Abdullahu” dhe Etno Teatrit, do të krijohen drafte dramash të reja ne tema të jetës tradicionale shqiptare që ka pasë dhe ka një lidhje të ngushtë me tokën, ujin, zjarrin e qiellin dhe shkeputjen fatale të relacionit me këto katër shtylla të ekzistences.
5.ATELJEA ARKITEKTURES VERNAKULARE
Një rikthim te toka dhe arti burimor prej dheut.
Puna me ujë e dhe: nga krijimi dhe terja e e tullave prej balte (qerpiqi) deri te krijimi i mureve (modeleve) të shtëpive prej qerpiqi dhe lyerja e tyre me lloq, bazuar në shtepitë të cilat nuk janë më në Kosovë ose janë në rrezik të zhduken.
6.ATELJEA E POQARISË DHE KERAMIKES
Laura Sllamniku Kryeziu – atelje/ ekspozitë e keramikes në proces interaktiv me publikun.
Luan Qukani : Punëtori e enëve prej melle.
6.ATLJEA KULINARIKE
Enët prej dheu. Ushqimet që pergatiten në enë prej dheut ; Buka në qerep, pasuli dhe laknat në vegsh, pjekurinat në prush në gropa nën siparafqe te tokës. (Qingji i lyer me baltë dhe i pjekur në gropë e që mbulohet me prush dhe me shtresë dheu). Vegshat për ujë për verë, raki, vegshat për kos, dhe enet tjera prej balte… Kazan keramike per pjekje te rakisë…. et.j
IV. SHFAQJE TEATRORE, BALET DHE ATELJE PËR PERFORMANSA KOREOGRAFIKE
1.“Osman Taka” shfaqje e Baletit te Kosoves me koreografi të Sinan Kajtazit
2.Etno Performansë nga Teatri Art Polis në bashkëpunim me EtnoTeatrin
3.Shfaqje teatrore nga Teatri “Multimedia” Prishtinë
4.Shfaqje teatrore nga Teatri Kombëtar i Prishtinës
5.Shfaqje Teatrore nga Teatri Shqiptar i Shkupit
6.Shfaqje teatrore nga Teatri Kombëtar i Tiranës
7.Shfaqje teatrore nga Teatri i Gjilanit
8.Shfaqje teatrore nga Teatri “Dodona” e Prishtines
9.Shfaqje teatrore nga Teatri “Adriana Abdullahu” i Ferizajit dhe “Sythi” (Kukaj)
10.Shfaqje teatrore nga skena të pavarura dhe skena studentore
V. ATELJE SKENIKO MUZIKORE
1.Ateliercuncheon Researchtheatro nga Costa Volpino Italy në bashkëpunim me EtnoFest dhe Teatrin Kombëtar: Atelie skeniko muzikore e nje trupe të njohur që bënë shfaqje nëpër të gjitha kontinentet dhe që përmes një procesi trajnues me aktorë të Kosovës do të krijojë një shfaqje që bazohet në eksperesionin trupor dhe vokal të bazuar në kujtesën e shlyer të tradites dhe simbolizmit pagan.
2.Vallja tradicionale dhe vallzimi bashkekohor nga Robart Nuha me klasën e tij të studneteve të koreografisë dhe vallëtarëve të zgjdhur nga etno ansamblet pjesemarrës në EtnoFest, ku do te gjurmohet ajo që kosiderohetë vlerë sublime dhe arkaike, e cila mund të kovertohet në krijim të ri që do të ndikojë në zhvilimin e një idnetiteti të qëndrueshem artistik të koreografisë bashkëkohore shqiptare.
VI. ETNO PERFORMANCA DHE RITE PAGANE :
“Gjama Shqiptare e burrave” nga Malësia e Madhe (Shqipëri), performacë rituale mortore për gjamën që bën një lajm mortor, ritual i cili lidhet me kthimin e njeriut në tokën të cilës i përket.
–Etno performansa me ritet e kultit të ujit dhe tokës
Koncerte solistike dhe grupore (i përcjellur me instalacion koreografik).
Koncert për femijë nga kori i fëmijeve “Okarina” Prishtinë.
VII. KULINARI TRADICIONALE
Në partneritet me shef të njohur të Kuzhinës shqiptare si “Mrizi i Zanave”, Shoqata e Grave “Women 4 Women” dhe mjeshtrëve tjerë të artit kulinarik të rajonit.
VIII. ZONA E DEBATIT, BISEDE ODASH DHE PROMOVIME LIBRASH
Debatet në temë te ujit dhe tokës: Kulti tradicional i tokës dhe ujit te shqiptarët e dikurshem, dhe relacioni abuziv i sotem ndaj këtyre dy shtyllave fundamentale të ekzistencës.
Promovime libradh: e ardhmja në të kaluarën: “Kujtime të Kosovës” të John Hodgson-it, librit “:” Antologjia e Drames bashkekohore shqipe” dhe libra tjere me vlera etnografike e etnologjike…
IX. FILMA DOLUMENTAR
Në temë të ujit dhe tokës, prishjes së ekosistemit, për ndotjen e ujrave dhe demtimit të siperfaqeve të tokave të bukës.
X. LOJËRA TË VJETRA TRADICIONALE
Në partneritet me « Federatën e Lojërave dhe Sporteve Tradicionale të Kosovës. »
XI. ETNO NEJA me këngëtarë dhe bende të njohura.
Etno Fest synon gjetjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave të qëndrueshme të arteve dhe kulturës tradicionale duke i ofruar ato si lënde frymëzimi për artet kontemporane, me bindjen se një art dhe një kulturë me identitet autokton mund të bëhet konkuruese në relacion me kulturat tjera rreth nesh dhe mund t’i përballojë ndeshjeve me megakulturat e fuqishme që rrezikojne mbijetesen e kulturave të pupujve të vegjël.
ObserverKult