Kundër ndërtimit të portit, balerina proteston duke vallëzuar

Një balerinë ruse nga Teatri me famë botërore “Mariinsky”, e veshur me kostum është shfaqur në një video duke interpretuar pjesë nga Liqeni i Mjellmave i Çajkovskit… jo në skenë, por në Gjirin e ngrirë të Finlandës.

Këtë mënyrë ka zgjedhur Ilmira Bagrautinova për të kundërshtuar ndërtimin e një porti në gjirin e Batareinaya. Një plazh i njohur rreth 100 km në perëndim të Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh i Rusisë.

“Një vend unik natyral dhe historik, foleja e mjellmave në pranverë, aty ku familjet me fëmijë pushojnë gjatë verës dhe qindra peshkatarë dalin në dimër. E gjithë kjo bukuri kërcënohet nga shkatërrimi, ”shkroi Bagautdinova në një status në rrjetet sociale. Duke u bërë thirrje njerëzve të nënshkruajnë një peticion me shpresën se presidenti Vladimir Putin do të ndalojë projektin.

Bagrautinova vallëzoi në -15C dhe postoi videot e saj në internet. Në një intervistë për BBC, ajo tha se shpreson që performanca e saj do të shpëtojë mjellmat e vërteta në këtë habitat. Gjiri është pjesë e një ish-zone të mbrojtur të botës së egër dhe speciet e rralla të bimëve.

Në maj të vitit 2020, qeveria ruse dha me qera gjirin për 10 vjet. Duke e lejuar kompaninë të ndërtonte atje një kompleks prodhimi dhe logjistikë./kohajone

LEXO EDHE: HISTORIA FRYMËZUESE: BALERINA PA KRAHË QË ME ARTIN E SAJ PO MAHNIT BOTËN