“Kuptimi i jetës”, sipas psikologut Carl Jung

carlg gustav jung thënie të zgjedhura - carl jung

Sipas psikologut Carl Jung, aspekti themelor i ekzistencës sonë është transcendenca. Me fjalë të tjera, sipas filozofit, individi duhet të ndiejë se jeta e tij ka një kuptim përtej momentit të tanishëm, se veprimet e tij mund të jehojnë në botë, se ato kanë ndikim në realitet.

Para ardhjes së modernitetit, ishin fetë ato që i jepnin kuptim jetës. Ekzistenca e njerëzve nuk mbaronte me vdekjen, por shkonte më tej me një formë të jetës shpirtërore, në të cilën gjithçka që ishte bërë në jetën tokësore do të gjykohej, pra do të shpërblehej ose do të ndëshkohej.

Pyetja ekzistenciale që duhet bërë sipas Carl Jungut është: a ka lidhje ekzistenca e një personi të caktuar me pafundësinë?

Edhe pse pa e kuptuar, shumica prej nesh janë duke kërkuar për një lidhje me pafundësinë gjatë rrjedhës së ekzistencës sonë. E kërkojmë nëpërmjet besimit fetar, punës, bindjeve tona.

Që nga fillimi i historisë, njeriu gjithmonë ka dashur të vendosë këtë kontakt me të pafundmen.

Nga frika, pamundësia për të pranuar idenë e vdekjes ose për të konsoliduar një autoritet të cilit, të gjithë njerëzit duhet t’i binden.

Jeta e njeriut përfundon me vdekje, por të gjithë e dimë se ka realitete që e tejkalojnë veten tonë.

Ata ishin aty përpara se ne të lindnim dhe do të jenë akoma atje pasi të jemi larguar. E pafundmja, mbi të gjitha, kërkohet te pasardhësit tanë: fëmijët zgjasin jetën. /bota.al

ObserverKult


Lexo edhe:

SEKRETET E LUMTURISË, SIPAS CARL JUNGUT

Sipas Carl Jungut, për të qenë i lumtur, para së gjithash duhet të jesh në gjendje të shikosh brenda vetes.

Vetëm pasi të jemi të vetëdijshëm për pavetëdijen tonë dhe kur të kemi lënë pas hijet, do të ndihemi të lirë. Pra të lirë të bëjmë atë që na bën të lumtur.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult