70 vjet më parë, më 11 janar të vitit 1953 u themelua teatri “Aleksandër Moisiu”, institucioni teatror i qytetit të Durrësit. Shfaqja e parë e këtij teatri, ishte komedia “Vajza nga fshati” e shkrimtarit Fatmir Gjata, vënë në skenë nga regjisori Pandi Stillu.
Menjëherë pas suksesit të shfaqjes së parë u vendosën edhe vepra të tjera por ajo që do të ishte edhe kulmi i këtij teatri në ato vite ishte komedia “Prefekti” e Besim Levonjës, kjo edhe për shkak edhe të interpretimit të mrekullueshëm të Nikolin Xhojës.
Shfaqja qëndroi për një kohë të gjatë në repertorin e teatrit dhe do të shënjonte edhe kulmin artistik të këtij teatri, transmeton ‘konica.al’.
Në fillimet e tij ky teatër kishte një trupë me 14 aktorë dhe këta veteranë që përbënin këtë trupë ishin emra të njohur si Meropi Xhoja, Nikolin Xhoja, Koste Lezha, Teodor Rupi, Spiro Urumi etj.
Me rastin e kësaj date të shënuar, teatri zhvilloi edhe një takim gala me trupën aktuale, artistët më në zë të Teatrit, si dhe personalitete e figura të shquara të artit shqiptar.
Lexo edhe:
KUSH ISHTE PIKTORJA QË IA DEDIKOI POEZINË E LAMTUMIRËS ALEKSANDËR MOISIUT?
“Drama” ka botuar, në prill të 1935, në faqen n°126, poezinë e piktores Veronica Haigh dedikuar asokohe Aleksandër Moisiut me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
LAMTUMIRË DHE AVE ALEKSANDËR MOISI!
Në këtë vdekje të vetme sa vdekje ka!
Kështu vdes drita e ditës me një yll të vetëm
Dhe gjysma e njerëzimit tani fshihet
Pas disa të rënëve prej këtyre syve;
Mbret, subjekt, lypës, shenjtor, poet dhe klloun,
Të gjithë në këtë përmbysje janë goditur…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU