Një artist nga Spanja i quajtur Lorenzo M. Durán ka filluar të merret me një teknikë të veçantë arti. Duke e kombinuar artin dhe me gjësende nga natyra ai ka krijuar stilin e tij të veçantë.
“Prej atyre prerjeve të parë të fletëve, puna ime ka evoluar në disa drejtime deri më tani, por pasioni im për Natyrën dhe Artin ka mbetur”, ka treguar ai.
48 vjeçari tani punon bashkë me vajzën e tij duke i dhënë formë gjetheve të pemëve të ndryshme, transmeton ObserverKult.