Kur isha 10 vjeç thyeva krahun tek lozja me shokët kaluç mbrapa pallatit. Lutua, fqinja jonë e varfër, me 8 fëmijë, por një zonjë e vërtetë nga Vlora, rendi e më mori gati hopa, e ashtu çalë-çalë më çoi tek Ceni! Ceni ish një burrë tironc, i kërrusur e afër tokës si Rigoleto, por më i miri në Shqipëri për të vënë në vend kockat e thyera. Kur erdhi babai im me nënën unë u bëra trim!
Thyerja e kish bërë si urë parakrahun tim të djathtë aq sa kyçi i dorës bashkohej me bërrylin. Unë i isha mburrur shokëve se babai im ish shumë i fortë! Se me ato dy shpatullat e tij të gjëra si male të bashkuar ai edhe lisin më të trashë e më të fortë e këpuste në mes si cingël më shpejt se Herkuli!
Mirëpo kur Ceni i kërkoi t’më mbante dorën, sa të më bënte gati jakinë, atij më të fortit njeri të botës për mua, Herkulit tim, babait, tek ma pa krahun cingël ashtu të thyer…i ra të fikët!/(Këtë shkrim Ilir Kadia e ka publikuar kohë më parë)
ObserverKult
Lexo edhe: