Është interesante historia e këngës “Kur çelin bozhuret”, njërës prej këngëve të pëlqyera nga historiati i Festivaleve të RTSH-së.
U këndua nga Ema Qazimi, në natën e parë të Festivalit të 21-të të Këngës, në vitin 1982, mirëpo nuk mori çmim.
U përsërit nga Myfarete Laze, dhe varianti i kënduar nga ajo, është pikërisht më i dëgjuari.
Por, ndoshta nuk e dini që kënga tashmë e memorizuar në kujtesën tonë, i është kushtuar Kosovës. Autori i tekstit Gaqo Apostoli, ka shkruajtur një variant tjetër prej atij që e dëgjojmë prej kohësh. Por në provat gjenerale, teksti u “redaktu”, shkaku i akuzave për ‘irredentizëm” . Kështu kënga e prezentuar në vitin 1982, dmth një vit pas demonstratave të përgjakshme të Prishtinës, demonstratave të ’81-tës nuk përmend askund emrin Kosovë.
Ndryshimi ka ndodhur te këto vargje:
“Kur dielli lind mbi mal
Në Fushë Kosovë”
bëhet
“Kur dielli lind mbi mal
E fushën ngroh”
dhe tutje, vargjet :
“Ky diell bozhuret çel
Kosovë lule flakë gjithmonë”
ndryshojnë në:
“Ky diell bozhuret çel
Mbi to lulet flakë gjithmonë “
Në vazhdim gjeni tekstin e plotë të këngës:
Kur dielli lind mbi mal
E fushën ngroh
( “Kur dielli lind mbi mal
Në Fushë Kosovë” )
Ky zjarr që gonxhet mbajnë
Nis dallgëzon
Në rrënjë në çdo petal që flakëron
Rininë e bukur mban dhe jetën e zgjon
Kjo valle si legjendë si një vargmal
Prej syve merr kaq dritë nga zemra e gjallë
Një ëndërr në pranverë të hap kaq plagë
Ky diell bozhuret çel
Mbi to lulet flakë gjithmonë
(“Ky diell bozhuret çel
Kosovë lule flakë gjithmonë” )
Petalet i mban ndezur ëndrra jonë dhe flakëron
Po çelin në mal po çelin në fushë
Bozhur si zemra jonë t’i çelë
për ty o trim o vajzë si yll
Ne mbledhim bozhurë për ju
Ti rritesh përmbi mal e përmbi gur
Një vajzë po thurr kurorë o me bozhur
Kjo valle si legjendë po flakëron
Atje ku ra një trim t’i çel e çel gjithmonë,
Gjithmonë, petalet i mban ndezur ëndrra jonë dhe flakëron.
Po çelin në mal po çelin në fushë
Bozhur si zemra jonë t’i çelë
për ty o trim, o vajzë si yll
Ne mbledhim bozhurë për ju…gjithmonë!
ObserverKult
Kliko edhe: