Kur çiftelia merr “dhenë”, njihuni me artistet që i bashkon pasioni për të ruajtur traditat e Shqipërisë

Xhuljana dhe Age, dy breza të ndryshëm, por i bashkon pasioni për të ruajtur traditat e Shqipërisë. Nëpërmjet çiftelisë ato janë bërë mjaft virale edhe në rrjetet sociale. Ato kanë rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” se si janë njohur dhe si ka lindur dëshira për t’u bërë bashkë.

Pjesë nga biseda:                                                                                             

A ja u vënë njerëzit në dukje kostumet të cilat janë mjaft interesante?

Xhuljana Gjini: Gjithmonë kur kemi aktivitete folklorike ne vishemi me kostumet tona tradicionale. Përfaqësojmë çdo krahinë jo vetëm të Mirditës.

Janë të vështira për t’u mbajtur?

Age Ndoj: Pak janë, por jemi mësuar. Kam qenë 16 vjeçe kur e kam veshur.

Xhuljana Gjini: Është krenari dhe privilegj i madh sepse përfaqësojnë jo vetëm krenarinë tonë, por edhe brezat e rinj e shikojnë se si ne e trashëgojmë. Na kanë bërë një ftesë që të marrin pjesë në një xhirim videoklipi dhe aty jemi njohur për herë të parë. Unë nuk e kam të trashëguar instrumentin e çiftelisë sepse asnjë nga familja ime nuk i binte. E kam pasur të vështirë sepse nuk e kam mësuar që fëmijë, kam qenë 20 vjeçe. Po pasioni i madh…është diçka që më buron nga zemra, më drithëron trupin. Kur shikoja të tjerë që i binin çiftelisë thoja ose do ta mësoj ose vdes (qesh).

Age Ndoj: Unë nuk i bie çiftelisë, por kam pasion për të kënduar. Muzikën e kam pasur qejf që e vogël dhe kam qenë gjithmonë me grupe artistike. Në këtë moshë, edhe pse moshë e madhe i kam hyrë…zemra dhe shpirti nuk iu ndanë dhe e dashuroj muzikën.

Xhuljana Gjini: Kur hodhëm videon në rrjete sociale, të gjithë kanë meduar se është mamaja ime. Kemi një muaj që njihemi.

Age Ndoj: Por e dua si vajzën time. Është vajza ime e gjashtë.

Xhuljana Gjini: Më kanë ardhur oferta që të këndoja, të merrja pjesë në fejesa, gëzime familjare.

Age Ndoj: Unë jo, nuk e kisha menduar që do bëheshim virale në rrjete sociale.

Age Ndoj zbuloi në studio se është nëna e këngëtares së njohur Xhesika Ndoj, e cila ka ndjekur hapat e së ëmës.

Age Ndoj: Për të arritur aty ku duhet, duhet punë, por ka arritur mjaft.

Xhuljana Gjini: Babi im gjithmonë ka qenë pro, edhe mamaja dhe familja më mbështesin. Por ishin më shumë me idenë që të shkollohesha dhe të jem femër e shkolluar. Por është diçka që më buron nga shpirti dhe tani që punoj vetë, i mbuloj vetë shpenzimet e mia, nuk do ta lë pas dore.

Zonja Age thotë se nuk e ka menduar të mësojë t’ bjerë çiftelisë, megjithatë nuk e përjashton si mundësi.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/vizionplus.tv

ObserverKult


Lexo edhe:

VALENTINA SARAÇINI: SI TA HEDH DHEMBJEN RRUGËVE PA EMËR…

Poezi nga Valentina Saraçini

Këtë herë jam zgjuar në një botë
Ku armiqësitë fitojnë kuptimësi
Ndërsa dashuria mbarset
Përtej tërbimit të detit
Dhe mbetet e harruar

Murin që kam përballë
Mes meje dhe vetes
Ka të çara
Nga fjalët e thëna që nuk mbajnë më

Si ta quaj këtë Vetmi që shikon
Nga maja e kështjellës
Të ngritur prej heshtjes

Si ta hedh dhembjen rrugëve pa emër
Të fshihet mes gjurmëve të atyre që më njohën
Dhe më tretën

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult