“Kur dikush të bën të vuash, kthehu te vetja dhe kujdesu për veten tënde”

ai...

Nga: Thich Nhat Hanh

Kur acarohesh, kthehu tek vetja dhe kujdesu për inatin tënd. Dhe kur dikush të bën të vuash, kthehu tek vetja dhe kujdesu për vuajtjen tënde.

Mos thuaj dhe mos bëj gjë, sepse çdo gjë që do të thuash apo do të bësh në një moment inati, mundet ta shkatërrojë ecurinë në vazhdim të marrëdhënies tënde. 

Pjesa më e madhe e jona nuk e bën këtë gjë, nuk duam të kthehemi tek vetja jonë, por ta ndjekim personin tjetër për ta ndëshkuar.

Mirëpo nëse shtëpia jote do të përfshihej nga flakët, gjëja e parë që do të bëje me siguri, do të ishte të ktheheshe në shtëpi dhe të kërkoje ta fikje zjarrin, jo të vrapoje drejt atij që mendoje se e kishte ndezur zjarrin. 

Nëse do të bëje këtë të fundit, shtëpia do të vazhdonte të digjej ndërkohë që ti do të ndiqje fajtorin./(bota.al)

Thich Nhat Hanh

Lexo edhe:

CHAPLIN: MË PËLQEN TË ECI NË SHI, KËSHTU ASKUSH NUK DO TË MË SHOH DUKE QARË…

Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin atë. 

Charlie Chaplin ka lindur në 16 prill 1889 në një zonë të varfër të Londrës. Babai i tij ishte i dhënë pas muzikës dhe pas alkoolit, ndërsa nënën e kishte këngëtare.

Prindërit u ndanë një vit pas lindjes së Charlie. Babai kërkoi që të merrte me vete vogëlushin Charlie dhe vëllain e tij Sidney, katërvjeçar.

Kjo tentativë dështoi dhe fëmijët qëndruar me nënën, por problemet ekonomike i detyruan vogëlushët, që fëmijërinë e tyre ta kalonin sa në një jetimore në tjetrën. I ati vdiq kur Charlie ishte 12 vjeç. Ndërsa nëna pësoi një tronditje psikike dhe u shtrua në një spital psikiatrik ku dhe vdiq në vitin 1928.

Ndonëse i bënte të tjertë të qeshin, fëmijëria e vështirë me të cilën u përballë ndikoi te ai. Dhe kjo mund të vërehet edhe në thëniet e mëposhtme që ObserverKult i përzgjodhi për ju…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU